“Shpërthen” avokati Gazmend Halilaj: Ja goditja e parë që Albin Kurti duhet të bëjë posa të bëhet kryeministër

Politika

“Shpërthen” avokati Gazmend Halilaj: Ja goditja e parë që Albin Kurti duhet të bëjë posa të bëhet kryeministër

Nga: N.SH Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:33
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, e ka komentuar fitoren e jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje që ndodhi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Halilaj, ka thënë se ka shumë faktor që kanë ndikua që Vetëvendosje të fitoj bindshëm.

Ai thotë se ndër faktorët kryesor është krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“22 vite krim i organizuar, korrupsion, nepotizëm haptas. Përndjekje e njerëzve më të mirë përmes atyre rrugëve që i dimë të gjithë, të jashtëligjshme, si dhe papunësi e madhe, ndërsa sistemi i drejtësisë i kapur në të gjitha poret e saja. Pra, prej kreut të saj, drejtësi e siguri, kur them siguri nënkupton Polici dhe AKI e deri te pastruesi, dikush mund të pyet pse pastruesi, sepse edhe pastruesi është i infektuar në këtë sistemin oligarkik në Kosovë, pra bandat që kanë udhëhequr deri më tani”, thotë Halilaj në një emision televiziv, përcjell gazeta “Bota sot”.

Halilaj tregon se qysh edhe pastruesit janë të infektuar në krim e korrupsion.

“Pastruesi duke pastruar zyrën, duke pastruar tavolinën e fotografon një shkresë aty dhe ia dërgon njerëzve aty, klanit PRONTO që i them unë apo SHIK-ut, qysh të doni quani ju, prandaj njerëzit aq u lodhen dhe u zhgënjyen dhe i besuan Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, thotë tutje Halilaj.

Ai shprehet se qytetarët i kanë pasur dy rrugë; ose të godasin sistemin në mënyrën më të madhe që ndodhi deri më tani, ose të shesin atë që kanë dhe të marrin një vizë e të ikin nga Kosova.

“Merri tri diploma fakulteti dhe nuk ke pasur shans me u punësua nëse nuk ke qenë familjar i këtyre oligarkëve. Kur nuk kanë pasur më familjar të tyre për t’i punësuar, atëherë ka ardhë në shprehje korrupsioni. Do të thotë, fillimisht kanë shkuar njerëzit e tyre nëpër ambasada, konsuj e kështu me radhë, pastaj njerëzit e afërt me ta, e në fund kur nuk kanë pasur që kë ta dërgojnë, dhe aty ka filluar korrupsioni”, thotë Halilaj.

Ai shton se, LDK-ja ka marr vota duke luajtur rolin e viktimës për të rritur pazarin.

“LDK ka marr vota duke luajtur rolin e viktimës, kinse këta na kanë vra dhe vrasësit nuk po zbulohen e ne do t’i zbulojmë. Me këtë veprim e kanë rritur pazarin e tyre dhe te PDK-ja kanë bë marrëveshje qysh kanë dashur”, tha tutje Halilaj.

Goditja e parë që duhet me bë Qeveria e re, sipas Gazmendit është sistemi i drejtësisë dhe sigurisë.

“Deri tash njerëzit nuk kanë guxua me mendua lirshëm, kur nuk guxon me mendua nuk ka ide e as veprim, pse, sepse nëse unë flas, nëse jam me ndihma sociale, ma ndalin, nëse kam fëmijë në shkollë, kanë më m’i përjashtuar prej shkolle, nëse e kam dikë të punësuar, kanë me përjashtua prej punës, nëse kam një veteran, kanë me ia marr statusin e veteranit. Andaj, nëse kemi një sistem të prishur siç e ka quajtur edhe ambasada e Amerikës, atëherë nuk kemi siguri. Nuk kemi siguri as në shëndetësi, as në ekonomi, as në zhvillim as kurrgjë. Sepse gjithçka u sjell në duart e katër apo pesë personave që i dimë të gjithë, prandaj mendoj që, Kurti duhet të bëj ndryshime të mëdha. Ai nuk ka mekanizma që me na zhgënjye deri në atë formë sa që ne me durua 20 vjet”, thotë Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat