Para fillimit të bisedimeve me Serbinë, kërkohet shfuqizimi urgjent i vendimeve të Hashim Thaçit

Politika

Para fillimit të bisedimeve me Serbinë, kërkohet shfuqizimi urgjent i vendimeve të Hashim Thaçit

Nga: A.Morina Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Hashim Thaçi

Bisedimet Kosovë-Serbi janë një nga çështjet më të ndjeshme për vendin tonë, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Ndonëse, bisedimet me shtetin serb kanë filluar disa vite më parë, ato ende nuk kanë sjell ndonjë rezultat në normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve.

Së fundi, paraqitja e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me një hartë të cilën Kosovën e bënte pjesë të Serbisë, ka nxitur reagime të mëdha.

Shumica këtë e kanë ndërlidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, ku Lajçak ka shfaqur në mënyrë të tërthortë përkrahjen për Serbinë, pasi edhe ai vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën, Sllovakia.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se qëndrimet jo neutrale të emisarit Miroslav Lajçak, përpos që janë një fyerje e rëndë për popullin tonë, ato përçojnë edhe një porosi cinike për Qeverinë e re të vendit.

“Miroslav Lajçakut, në vend që të paktën, të mbaj qëndrimit neutral, përderisa ndërmjet dy vendeve, vazhdojnë bisedimet, ai përveç se vije nga një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën, paraqitjet e tij, përpos që janë një fyerje e rëndë për popullin tonë, ato përçojnë edhe një porosi cinike për Qeverinë e re të vendit, që shqiptarët të mos mendojnë se ka përfunduar tërësisht çështja e shtetësisë së Kosovës dhe se pavarësia nuk përkon edhe me qëndrimin e BE-së, gjegjësisht të asaj pjese, apo atyre shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Qarri.

Gjithashtu, ai kërkoi nga qeveria e re, para se të fillojë bisedimet me Beogradin, t’i shfuqizoj urgjentisht në Kuvend me votat e deputetëve, të gjitha aktet e rrezikshme të kuislingut Hashim Thaçi, të cilat po e kërcënojnë shtetësinë e Kosovës

“Ndaj Qeveria e re, para se të hyjë në bisedime, duhet ti shfuqizoi urgjentisht në Kuvend me votat e deputetëve ,të gjitha aktet e rrezikshme të kuislingut Hashim Thaçi, të cilat që nga vitit 2018 vazhdojnë ta kërcënojnë hapur tërësinë territoriale dhe shtetësinë e Kosovës”, theksoi Qarri.

Analisti përmendi edhe kushtet që Kosova duhet t’ia vendos BE-së, dhe njëra nga ato është që të përjashtohet çdo ide nga tavolina e bisedimeve, për ndarje, tjetërsim të kufijve apo këmbim të territoreve, para se Kosova të pranohet nga Serbia si shtet i pavarur.

“Po ashtu Kosova duhet të u vendos kusht vet emisarëve të BE-së, që pikësëpari të respektohet kërkesën e fundit e Parlamentit të Bashkimit Evropian, për njohjen e shtetit të Kosovës nga pesë vendet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin tonë dhe të përjashtohet çdo ide nga tavolina e bisedimeve, për ndarje, tjetërsim të kufijve apo këmbim të territoreve, para se Kosova të pranohet nga Serbia si shtet i pavarur dhe vendi ynë të anëtarësohet me të drejta të plota në OKB, kur çfarëdo vendimi në interes të shtetit dhe përballje me fqinjët shovinist si Serbia, mund ta ndërmarrë vet, pa ndërmjetësim emisarësh dhe pa diktatet e njerëzve si Lajçaku & Co”, nënvizoi Qarri.

Në fund, ai ironizoi me dialogun Kosovë-Serbi, për çfarë bisedimesh mund të flitet tanimë pas kaq vitesh të dialogut të pasuksesshëm.

“Madje për çfarë bisedimesh mund të flitet tanimë pas kaq vitesh të dialogut të pasuksesshëm, nëse jo edhe për njohjen reciproke dhe pranimin definitiv të Kosovës nga Serbia si shtet sovran e i pavarur, në punët dhe rregullimin e brendshëm të cilit, nuk do të guxonte të përzihej më ajo?!”, përfundoi Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat