Gara e ashpër dhe ‘përplasje’ në LDK, analisti vjen me një propozim interesant: Ky duhet të jetë kryetari i ri

Politika

Gara e ashpër dhe ‘përplasje’ në LDK, analisti vjen me një propozim interesant: Ky duhet të jetë kryetari i ri

Nga: A.Z Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 22:27
LDK

Zgjedhjet brenda LDK-së do të mbahen me 14 mars, ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re.

Por, a do të kandidojë për kryetar të LDK-së, djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova?

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija ka postuar një fotografi me Ukë Rugovën ku ka shkruar se nuk janë pretendent.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se LDK-ja duhet të reformohet rrënjësisht dhe të vijnë personalitete me ndërgjegje të pastër politike. Por, nëse kjo parti nuk e bënë filtrimin e përgjithshëm, asnjëherë nuk do të marrë as veten dhe as pushtetin.

“Pas humbjes së thellë, e pas dorëheqjes së, Isa Mustafës, LDK-ja është e detyruar të reformohet rrënjësisht që nga kryesia qendrore, teposhtë deri nëpër degët e nëndegët e saja në tërë territorin e Kosovës. Nëse LDK-ja do të ringjallet si e qysh duhet të mbushet me frymë e energji të njerëzve të ndershëm e të autoritetshëm, komplet duhet të vijnë personalitete të moralshëm e me ndërgjegje të pastër politike. Për rënien e LDK-së nuk janë fajtorë vetëm Isa, Veliu, Haziri, Selmanaj etj. po të gjithë për një, dhe me degët e saja nëpër qytetet e Kosovës, nëse nuk bëhet ky filtrim i përgjithshëm politikë në këtë parti kurrë nuk do jetë në gjendje të marrë veten e jo më pushtetin”, tha Mehazi.

Më tej ka theksuar se zgjedhja e kryetari është vendimtare nëse LDK-ja do të marrë një rrugë të ndritur apo rrugën e shkatërrimit të kësaj partie.

Sipas Mehazit, LDK-në duhet ta marrë djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, sepse ai me këtë parti është i lidhur familjarisht dhe politikisht, madje kështu do e shpëtoj edhe trashëgimin politike të babait të tij.

“Zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së re, që do mbahet më 14 mars, do jetë vendimtare për LDK-në, se, a do merr rrugën e ardhmërisë së ndritur, apo rrugën e shkatërrimit të LDK-së me avaze politike të vjetruara e të arnuara me disa anëtarë të ri sa për të arsyetuar ndryshimet kadrovike. Nëse deri tani partinë e LDK-së e kanë hudhëhequr pasardhësit e miqtë e Rugovës që e dërguan LDK-në para humnerës, pse më 14 mars, mos ta merr në dorë LDK-në djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, për ta shpëtuar trashëgiminë politike të babait të tij, LDK-në nga kjo humnerë! Vetëm Ukë Rugova e do më së shumti partinë e babait të tij, LDK-në, e askush tjetër, të tjerët e duan për ta mjelur, kurse Ukë Rugova është i lidhur emocionalisht, familjarisht e politikisht me LDK-në. Pra, varianti më i mirë e më i dobishëm do ishte që më 14 mars, timonin e LDK-së ta merrte Ukë Rugova e askush tjetër”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ditë më parë ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shalën.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie, e që ka ngjallur reagime në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Anëtari i LDK-së, Burim Elezi, i cili ka reaguar ashpër duke kritikuar Hotin. Sipas tij, Hotit duhet t’i vie turp për këtë postim.

“E ka pru Lidhjen ne 10% edhe del e na thote mirembrema. Dullo, marre duhet me t’ardhe. Unë edhe e di pse po e ban keta, ama Jo, Jo edhe Jo Dullo kurre Ti e soji Yt kryetar te LDK-se skeni me mujt me u bë. Marre t’koft per kete status. Marre, marre, marre!”, ka shkruar Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat