Legjislatura e re, Bytyçi ka një paralajmërim për partitë politike

Politika

Legjislatura e re, Bytyçi ka një paralajmërim për partitë politike

Nga: A.M. Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:02
Kuvendi i Kosoves

Opinionisti politik, Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar regjistraturën e kaluar, duke theksuar se shumë deputete mbeten pa vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi punuan për interesin personal.

Më tej, Bytyçi ka shtuar se të njëjtin fat mund ta kenë edhe deputetët e rinj të cilët nga zgjedhjet fundit, nëse nuk punojnë për interesat e votuesve.

“Në legjislaturën e shtatë shumë deputet janë sjellur jo mirë njëri me tjetrin, ka patur fyerje dhe ofendime nga më të pa skrupullta kundër njeri tjetrit.

Angazhimi i tyre në interesin e atyre që i kanë zgjedhur ka qenë minimal, më tepër ishin angazhuar për interesa të tyre personale dhe të rrethit të tyre familjar, miqësor dhe partiak.

Sovrani, me shumë vëmendje i ka përcjellur sjelljet dhe veprimet e tyre në Parlament, prandaj edhe me të drejtë u ka thënë jo deputet në Legjislaturën e tetë, por në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato edhe më shumë deputetët do ta humbin statusin e deputetit, në qoftë se më shumë do t'iu kushtohen interesave të tyre personale se sa interesave të zgjedhësve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Bytyçi ka një paralajmërim edhe për partitë politike.

“Partitë politike duhet ta kuptojnë difinitivisht, se qytetarëve nuk janë duke i'u interesuar partitë politike, por ata politikanë në të cilët e kanë besimin se do t'iu shërbejnë me përkushtim dhe përgjegjësi interesave të tyre.

Tanimë dihet, vota përveçse është plebishitare është edhe e fshehtë, prandaj qytetari kur t'i afrohet kutisë së votimit e voton atë subjekt politik për të cilin shpreson se vërtetë i mbron interesantë e qytetarëve.

Tani, sipas këtij fakti, partitë politike duhet të angazhohen më shumë në shërbim të qytetarëve, në të kundërtën do të humbin shumë elektorat, deri në atë nivel saqë një ditë nuk do të mund ta kalojnë as edhe pragun zgjedhor”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat