Pas disfatës zgjedhore, LDK-ja kërkon “shpëtim” nga kreu i ri!

Politika

Pas disfatës zgjedhore, LDK-ja kërkon “shpëtim” nga kreu i ri!

Nga: A.Z Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:55
LDK

Deri më tani janë katër emra të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë shpallur publikisht synimin e tyre për ta marrë kreun e kësaj partia.

Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa janë kandidatët e vetëshpallur për kryetar të LDK-së, parti e cila do t’i mbajë zgjedhjet me 14 mars.

Kanë mbetur pak ditë kur do të bëhet i ditur emri i udhëheqësit të ri të LDK-së. Të dielën e 14 marsit partia e udhëhequr nga Isa Mustafa do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjidhet lideri i partisë më të vjetër në Kosovë.

Lidhur me këtë analisti, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se pas disfatës nga zgjedhjet, LDK-ja duhet ta shfrytëzoj procesin zgjedhor si shans për rikonsolidim strukturor.

Ndërsa për zgjedhjen e kryetarit, Duhanaj thotë se LDK-ja ka kuadro dhe kandiatura të mjaftueshme.

“Për mendimin tim, LDK-ja pas disfatës së rëndë në zgjedhje, procesin e brendshëm zgjedhorë duhet ta shoh dhe shfrytëzojë si shans për rikonsolidim strukturorë. Kur shtrohet pyetja e kryetarit, mendoj që më shumë është i rëndësishëm procesi si i tillë, se sa emri. Por, edhe emri e ka rëndësinë e vetë dhe në këtë pikë mendoj që LDK-ja ka kuadro mjaftueshëm si dhe tani kandidatura të mjaftueshme”, ka deklaruar Duhanaj.

Tutje shtoi se nëse pas zgjedhjes së kryetarit LDK-ja përfundon të qëndroj unike, do të kenë një shans të mirë për të ardhmen.

"Ajo që duhet të ruhet është mbarëvajtja e procesit dhe gara për mundësi të barabarta. Nëse LDK-ja del të qëndroj unike pasi të jetë zgjedhur kryetari i ri pa marrë parasysh emrin, atëherë mendoj që e kanë një shans të mirë, ndryshe do ta kenë vështirë në të ardhmen. Për sa i përket z. Haziri, mendoj se është njëri ndër kandidatët më kredibil, bazuar në potencën e tij brenda strukturave partiake si rezultat i aktivitetit të gjatë në këtë strukturë”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat