Vjedhja e votave nga AAK-ja dhe dorëheqja e Haradinaj-Stubllës, flet ish-ambasadori: Kjo do të jetë e keqe për Kosovën

Politika

Vjedhja e votave nga AAK-ja dhe dorëheqja e Haradinaj-Stubllës, flet ish-ambasadori: Kjo do të jetë e keqe për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:26
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ramush Haradinaj

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka folur për akuzat për vjedhje votash brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lauka ka thënë se akuzat ndaj ish-ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla nga dy kandaditët e AAK-së për deputete ishin të rënda.

Sipas tij, dorëheqja e ish-kryediplomates Haradinaj-Stublla, ishte veprim i drejtë që iu hap rrugë organeve të drejtësisë për të hetuar akuzën e ngritur.

Image
Islam Lauka

“Mendoj se dorëheqja e znj. Meliza Haradinaj është veprim i drejtë. Akuza ndaj saj ishte e rëndë dhe qëndrimi i mëtejshëm në postin e lartë të Ministres së Punëve të Jashtme ishte i pajustifikueshëm. Iu duhej hapë rrugë organeve të drejtësisë për të hetuar akuzën e ngritur dhe ajo kështu veproi. Në rast të akuzave serioze si kjo ndaj znj.Haradinaj-Stubllës, dorëheqja është standardi që duhet zbatuar nga të gjithë zyrtarët në një shoqëri që e konsideron veten demokratike”, ka thënë për gazetën “Bota sot” Lauka.

Ndërsa, akuzat për vjedhje votash, ish-ambasadori shqiptar i sheh si “luftë brenda llojit”, edhe si pasojë e rezultatit të dobët të treguar nga partia e Ramush Haradinajt.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

“Sa iu takon akuzave për vjedhje votash brenda AAK-së kjo ka të bëjë me luftën brenda llojit, e acaruar edhe nga rezultatet e dobëta të kësaj partie në zgjedhje”, është shprehur më tej ai.

Sipas Islam Laukës, nëse vërtetohet se ka pasur vjedhje votash brenda AAK-së, ky do të ishte sinjal shumë i keq për procesin zgjedhor dhe demokracinë në Kosovë.

“Nuk dua të komentoj më shumë për këtë çështje, sepse me atë po merret drejtësia, por nëse vërtetohet se ka pasur vjedhje votash që kanë çuar në tjetërsim ose shtrembërim të rezultatit zgjedhor, qoftë edhe për kandidatë të veçantë, ky do të ishte një sinjal shumë i keq për procesin zgjedhor dhe demokracinë e Kosovës”, ka thënë për “Bota sot” ish-ambasadori Islam Lauka.

Haradinaj-Stublla dha dorëheqje nga pozita e saj si dhe nga funksionet në AAK, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për rinumërimin e votave të hedhura me kusht dhe atyre nga Diaspora, për kandidatët nga radhët e AAK-së. Dyshimet ndaj saj u hodhën pas publikimit të një video në disa portale, duke aluduar se votat e një kandidateje tjetër të AAK-së shkuan në favor të ish-kryediplomates Haradinaj.

Haradinaj-Stublla, në një postim në Facebook, ka thënë se ajo nuk ndjen përgjegjësi për manipulimet.

"Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linçimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë AAK, si dhe nga anëtarësia”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat