Gara për Prishtinën, Krasniqi tregon kush meriton të zgjidhet kryetar i saj

Politika

Gara për Prishtinën, Krasniqi tregon kush meriton të zgjidhet kryetar i saj

Nga: A.Z Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, subjektet politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti. 

Disa nga partitë tashmë kanë nisur diskutimet me degët e tyre nëpër komuna, për kandidatët për kryetarë të komunave që do t’i nominojnë.

E sa i përket komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, deri tani në media janë përfolur disa emra. Nga VV është përmendur Arben Vitisë, Uran Ismaili nga PDK-ja, nga AAK Daut Haradinaj. Kandidimin e mundshëm të Arben Vitisë nga LVV-ja për kryetar të Prishtinës, e ka përmendur kohë më parë edhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca. Gatishmërinë për kryetare e ka shprehur edhe Vlora Dumoshi nga LDK. 

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se përmes këtyre etiketimeve mundohet të marrin pëlqim nga qytetarët për kandidatët e tyre. 

Sipas Krasniqit, kandidati nga LVV-ja është njeriu më i përgjegjshëm dhe më profesionist, kështu që edhe më i pëlqyeri nga opinioni, gjë që këtë respekt e ka arritur me punën e tij. 

“Në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtë, e që subjektet politike kanë filluar me një fushatë, duke i etiketuar emrat nga partitë e tyre të cilët besojnë se kanë kredibilitet dhe mund të dalin mirë në zgjedhjet lokale. Me këto etiketime, dëshirojnë të marrin opinione, pëlqim nga qytetarët për kandidatët e tyre që i qesin në peshore. Kandidatët e zgjedhur besoj janë shumë të mirë, nëse ndalimi te personaliteti i tyre si kandidati nga LVV-ja, i cili është një ndër më të pëlqyerit në opinionin e përgjithshëm, i cili këtë respekt e ka krijuar me punën e tij në komunën e Prishtinës por edhe gjatë qeverisjes për aq ditë sa ishte në pushtet, si njëri i përgjegjshëm, modest profesionist dhe shumë i kulturuar, por edhe një intelektual i vërtetë”, deklaroi ai. 

Ai ka theksuar se kandidati nga PDK dhe kandidati i AAK-së, janë shumë të mirë por që mundësitë për të fituar janë zero, sepse Prishtina është bastion i LVV-së. 

Sipas Krasniqit, Vitia pa balotazh do të mbyll procesin me fitore. 

“Gjithashtu edhe kandidati nga PDK-ja është shumë njëri parimor, punëtor i cili ndoshta është prej më të mirëve në parti, por që të fitojë janë gjasat shumë të vogla, por edhe nuk e besoj se z. Ismajli pranon që të matet te sovrani në këtë kohë që është shumë në disfavor të tij apo PDK-së. Edhe kandidati nga AAK-ja është shumë i mirë, por mundësitë i ka zero që të fitojë sepse Prishtina është bastion i LVV-së, e që koha e tyre po troket në derë e që edhe LDK-ja mund të gjejë një kandidat, por unë besoj që z. Vitia pa balotazh do ta mbyll procesin me fitore bindëse”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat