“Evropianët i kanë tërheq vërejtjen Kosovës për korrupsionin”

Politika

“Evropianët i kanë tërheq vërejtjen Kosovës për korrupsionin”

Nga: A.M. Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:31
Ilustrim

Deklarata e Vjosa Osmanit, si ushtruese e detyrës së presidentit  për korrupsionin dhe krimin ka bëri bujë të madhe në vend.

Sipas Adem Bytyçit,opinionist, Osmani e ka pohuar një të vërtetë tepër të pamohueshme.

“Vjosa Osmani  e ka pohuar një të vërtetë tepër të pamohueshme e cila e ka lodhur këtë popull.

Vërtetë nuk do të thotë se korrupsion nuk ka edhe në shtetet tjera, por jo edhe korrupsion endemik të cilin e kanë pranuar vetë ata që e kanë udhëhequr dhe zhvat këtë popull më tepër se 2o vite.

Edhe nuk besoj se në ato shtete për të cilat po thonë disa hajna  se  ka korrupsion ,por ata nuk e thonë këtë haptas, në ato shtete nuk është vjedhur thesari i shtetit dhe për këtë mos të ketë dhënë dorëheqje as kush.

Nuk besoj se në ndonjë Ministri të Bujqësisë të ndonjë shteti të rajonit apo Evropës të jenë zënë 500.000 Euro të vjedhura nga bujqit  ,të cilëve për t'ju ndarë subvencione i kanë detyruar t'ju japin ryshfet”, ka deklaruar Bytyçi për “Bota sot”.

Për krimin edhe korrupsionin, sipas Bytyçit e kanë tërhequr vërejtjen edhe institucionet evropiane.

“Edhe institucionet Evropiane disa herë me fakte kanë tërheq vërejtjen se në Kosovë korrupsioni dhe niveli i sistemit të drejtësisë janë në parametra shqetësues etj.

E kam të pa mundur dhe me dukët tepër a logjike dhe irracionale të akuzohet Vjosa Osmani, për denoncimin e një fenomeni i cili në mënyrë konstante po e varfëron qytetarin  dhe po e rrënon fuqinë ekonomike të vendit...

Në qoftë se të gjithë s’bashku nuk i shpallën luftë korrupsionit dhe të korruptuarave në vendin tonë, varfëria ka për t'i trokit në shpirt çdo qytetari tonë dhe shtetin do ta kapin grupet mafioze për t'i shfrytëzuar të mirat e përbashkëta nacionale  për interesa të tyre , në dëm të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve...”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat