Pas formimit të Qeverisë së re, juristi tregon se nga kush varet tani zgjedhja e presidentit

Politika

Pas formimit të Qeverisë së re, juristi tregon se nga kush varet tani zgjedhja e presidentit

Nga: A.Morina Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:55
Kuvendi i Kosovës

Gjatë seancës së djeshme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, u votua Qeveria e re e Kosovës, në të cilën Albin Kurti u zgjedh kryeministër i Kosovës.

Pro formimit të qeverisë së re të kryesuar nga Kurti votuan 67 deputetë, kurse kundër saj votuan 30 deputetë.

Mirëpo 67 vota i mjaftuan Kurtit që të zgjidhet kryeministër dhe ta formojë kabinetin e tij qeverisës.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar mënyrën e formimit të qeverisë së re, Kurti 2.

Kelmendi u shpreh se Vetëvendosje po hynë në një rrugë jo të njohur për formimin e institucioneve, pasi fillimisht ata ishte dashur ta zgjedhin presidentin e vendit, pastaj ta formojnë qeverinë.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit, VV është duke shkuar në rrugë jo te njohur të formimit të organeve të Republikës së Kosovës.

U zgjodh Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit, ky ishte veprim juridikisht i qëlluar për të ecur përpara. Mirëpo, pse nuk eci rrugës normale të formimit të organeve tjera, përkatësisht të Presidentit dhe Qeverisë, VV mbetet të shihet”, deklaroi ai.

Pavarësisht formimit të qeverisë së re, juristi nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në qoftë se nuk zgjidhet presidenti i ri i vendit.

“Në vend që të shkohet në zgjedhje të Presidentit dhe pastaj të emërohej mandatari dhe të bënte Qeverinë e Kurtit II, e cila do të votohej, u krijua qeveria, pa e zgjedhur presidentin, si dhe mbeti presidenti pa u zgjedhur.

Mbetet të shihet këtu se a do ta votojë LDK Vjosa Osmanin në këtë post, ku tërësisht tash këtu varet e ardhmja për të shkuar apo jo në zgjedhje të jashtëzakonshme”, theksoi Kelmendi.

Ai potencoi se kishte risi në kabinetin qeverisë së Albin Kurtit. Mirëpo, Kelmendi nuk u nda i kënaqur me ministrat e qeverisë së re, pasi disa fusha po mbulohen me njerëz papërvojë dhe përgatitje profesionale.

“Risi mund të ketë??!! Në Qeverinë Kurti II është shkuar në ministra që fare nuk kanë përvojë në detyrat e marra. Këtu po përmendi fushat e jo emrat e ministrave.

Fusha diplomatike, ajo e integrimeve dhe e diasporës, sikundër e arsimit, mirëqenies sociale etj., mbulohen me njerëz papërvojë dhe unë nuk di se a kanë përgatitje në fushat e tilla”, nënvizoi ai.

Në fund, juristi Kelmendi u shpreh optimist në energjitë e reja dhe në një ecje përpara të vendit, me Qeverinë e re.

“Kemi kështu një Qeveri krejt të re dhe të papërvojë, presim të shohim se si do të ecin punët edhe këta i kanë 100 ditë për të parë se ku gjenden.Si të ri shpresoj në energji të reja dhe në një ecje përpara”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat