Ja sfidat kryesore të Qeverisë Kurti 2, analisti tregon se ku duhet intervenuar urgjentisht

Politika

Ja sfidat kryesore të Qeverisë Kurti 2, analisti tregon se ku duhet intervenuar urgjentisht

Nga: N. H Më: 23 mars 2021 Në ora: 23:27
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Kuvend ka thënë se qeveria e tij do ta ketë prioritet numër një pandeminë COVID-19.

Ai ka deklaruar se së bashku me ministrin e Shëndetësisë do ta analizojnë mirë situatën epidemiologjike dhe do të punojnë për të siguruar sa më parë vaksinën.

Rikujtojmë se së fundi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19, madje gjatë 24 orëve të fundit u shënuan edhe 10 raste të vdekje nga ky virus.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Qeveria Kurti 2 pas ardhjes në pushtet ka shumë punë të mëdha, e që sipas tij, mund të kushtëzohen nga gjendja në teren.

Image
Faton Mehmeti

“Natyrisht se sfida kryesore është pandemia, si dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga ajo, por edhe nga faktorët tjerë. Në këtë aspekt, duhet theksuar se qeveria e re ka shumë punë për të bërë, e të cilat punë mund edhe të kushtëzohen nga gjendja faktike në terren”, ka thënë analisti Mehmeti.

Ai ka përmendur edhe disa nga sektorët ku duhet intervenuar menjëherë, shkruan “Bota sot”.

“Ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe drejtësia janë katër shtyllat e shteti, tek të cilat duhet intervenim nga qeveria aktuale. Këto intervenime duhet të jenë të menjëhershme, me reformat të cilat duhet të kryen sa më shpejt që është e mundur”, ka theksuar analisti politik.

Mehmeti në fund thekson se Qeveria Kurti 2, pavarësisht vullnetit, do të jetë e kushtëzuar nga pandemia dhe pasojat e saj.

“Në përgjithësi e shoh qeverinë e re të sfiduar, me dëshirën që t’ia del sa më mbarë, kjo është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat