Çfarë ka ndikuar në rritjen e rasteve me Covid në Kosovë? Tregon doktoresha

Politika

Çfarë ka ndikuar në rritjen e rasteve me Covid në Kosovë? Tregon doktoresha

Nga: A.SH Më: 29 mars 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Kosova ka tashmë një vit që po përballet më pandeminë globale Covid-19. Pandemi kjo që e ka përfshirë gjithë botën.

E rastet në Kosovë kohët e fundit kanë filluar të rriten, kjo sepse edhe qytetarët nuk po I respektojnë rekomandimet e IKPSHK.

Por, së fundi Kosovës i erdhi kontigjenti i parë me vaksina, me 24 mijë sosh.

Bedrie Rama epidemiologë në spitalin e Podujevës, ka komentuar situatën me pandemi në vend duke thënë se, rastet janë në rritje, jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet evropiane.

“Kohëve të fundit numri i të infektuarve po rritet edhe jashtë Kosovës, domethënë në shtetet rajonale dhe në shtetet evropiane edhe pa marrë parasysh që masat anti-Covid janë më të rrepta, është rrit numri”.

Sipas saj, edhe në Kosovë kemi pasë pritje për rritjen e numri të rasteve duke shtuar se kjo po ndodh për shkak që edhe mërgimtarët janë në lëvizje por edhe që qytetarët tanë nuk po I respektojnë masat e rekomanduara nga ISHPK.

Image
Bedrie Rama

 

“Kemi prit edhe ne këtu në Kosovë, edhe në Podujevë, që ka për t’u rrit numri sepse mërgimtarët janë në lëvizje nga shtetet e tjera në Kosovë, e dyta është që edhe qytetarët tanë nuk janë duke i zbatuar rekomandimet për mbrojtje anti-Covid”, ka thënë ajo.

Ajo bën apel për qytetarët që të ndalohen vizitat familjare dhe të ketë sa më pak tubime.

“Të ndalohen vizitat familjare, zakonisht burim infeksioni kemi shumë edhe lidhjet familjare mandej edhe në kafiteri kisha apeluar që sa më pak të ketë tubime për arsye që mos të rrezikojë edhe tjetrin. përfundon për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat