Fitorja e Albin Kurtit, ‘plaga’ e pashërueshme e Hoxhajt dhe Haradinajt, analisti komenton sulmet e pamatura të opozitës

Politika

Fitorja e Albin Kurtit, ‘plaga’ e pashërueshme e Hoxhajt dhe Haradinajt, analisti komenton sulmet e pamatura të opozitës

Nga: A.Morina Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), siç duket ende nuk po mund ta pranojnë humbjen e thellë të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Këto dy parti po sulmojnë çdo ditë kryeministrin dhe presidenten e vendit, me deklarata të ndryshme, duke refuzuar ta pranojnë faktin se tani në pushtet nuk janë ata, por Kurti dhe Osmani.

Kritikat u shpeshtuan edhe më shumë, kur d deputetet e tyre, Albena Reshitaj dhe Adelina Grainca votuan pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit.

Madje, deputetja e PDK-së, Grainca aderoi edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Njohësi i çështjeve politike dhe profesori Sulejman Mehazi ka komentuar sulmet e vazhdueshme të partive opozitare, PDK dhe AAK ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Mehazi tha se kritikat dhe sulmet e vazhdueshme të këtyre partive, po tregojnë se sa rëndë i ka plagosur fitorja e Kurtit dhe Osmanit.

Image
Profesori Sulejman Mehazi

“Se sa rëndë i ka plagosur fitorja e Albin Kurtit partitë humbëse të PDK-së e AAK-së vërehet ditët e fundit, të cilët, në mënyrë frontale e sulmojnë dhe e kritikojnë me çfarë do lloje deklaratash bajate, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, deklaroi ai.

Profesori u shpreh se këto sulme të pamatura, janë si rrjedhojë e dy deputeteve Albena Reshitaj dhe Adelina Graincës, të cilat e votuan Osmanin për presidente.

Madje, ai tha se Hoxhaj dhe Haradinaj po frikësohen se mund të humbin edhe deputetë të tjerë në të ardhmen.

“Dihet e është e qartë se sulmet e pamatura të PDK-së e AAK-së ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurtit, janë për shkak të dy deputeteve të dinjitetshme Albena Reshitaj dhe Adelina Grainca që votuan Vjosa Osmanin për presidente, jo vetëm kaq, po Hoxhaj e Haradinaj frikohen se do humbin edhe shumë deputetë tjerë që do kalojnë në radhët e LVV-së?”, theksoi ai.

Mehazi përmendi edhe bizneset e korruptuara të PDK-së dhe AAK-së, ku me ardhjen e Kurtit të pushtet, do të këputen lidhjet e tyre zingjirore me gjykatat dhe policinë.

“Humbja e pushtetit jo vetëm që do ua ndërpresë bizneset e zeza e të korruptuara, por qeveria e Kurtit ua ka futur frikën edhe për shkak hetimeve ndaj tyre për punët e pista njëzetvjeçare në pushtet.

Është normale t'i frikohen Kurtit se qeveria e tij do i shkëput lidhjet zinxhirore të tyre me gjykatat, policinë e bizneset e qeverisjes së tyre të kaluar korruptive e kriminele”, nënvizoi profesor.

Në vazhdim, ai kët sulme të partive opozitare i vlerësoi si qyqare, pasi tani qeveria, parlamenti dhe presidenti i vendit nuk do të veprojnë sipas kërkesave të tyre korruptive, por në bazë të interesave të qytetarëve.

“Kritikat shpifëse të njëpasnjëshme të partive opozitare të PDK-se e AAK-se ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit janë sulme qyqarësh sepse tani e tutje qeveria, parlamenti e presidentja e Kosovës nuk do veprojnë sipas qejfeve korruptive të PDK-së e AAK-së, po sipas dëshirave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, potencoi Mehazi.

Në fund, profesori tha se pikëllimi i PDK-së dhe AAK-së është i madh, pasi nuk munda ta durojnë Albin Kurti të udhëheq Qeverinë e Kosovës.

“Pikëllimi i PDK-së dhe AAK-së është i madh, prandaj edhe sulmet ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit janë të mëdha, ata nuk mund ta durojnë e përballojnë Albin Kurti të udhëheq Qeverinë e Kosovës, t'u rri mbi krye, t'i burgosë për shkak zhvatjes njëzetvjeçare të Kosovës”, përfundoi Sulejman Mehazi, përcjell “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat