“Donika ua përplasi fytyrës Serbisë e Rusisë, Kosova për herë të parë doli fituese në OKB”

Politika

“Donika ua përplasi fytyrës Serbisë e Rusisë, Kosova për herë të parë doli fituese në OKB”

Nga: N.Sh Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:12
Donika Gërvalla

Një takim i ‘zjarrtë’ është zhvilluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ishte në qendër të vëmendjen. Krejt kjo pasi kërkesës së Rusisë për heqjen e flamurit të Kosovës.

Por kjo kërkesë Rusisë është refuzuar nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Madje, kërkesa e Rusisë bëri që të ndërpritet edhe takimi, për të vazhduar më vonë.

Për këtë takim, profesori Sulejman Mehazi, thotë se Donika Gërvalla bëri fjalim brilant në Këshillin e Sigurimit.

Sipas tij, Gërvalla u bëri me dije Vuçiqit dhe elitës politike inferiore të Kosovës, që edhe shtetet e vogla kanë udhëheqës dinjitoz.

“I lumtë Donika Gervallës për fjalimet brilante mu atje ku duhet, në qendër të diplomacisë botërore të Këshillit të Sigurimit. Donika Gërvalla është shembull konkret se si duhet vepruar e të mbrohet Kosova, jo vetëm para Serbisë, po edhe para një fuqie sikurse që është Rusia. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ua bëri me dije elitës politike inferiore të Kosovës, por edhe Vuçiqit se edhe shtetet e vogla me udhëheqës dinjitoz sikurse që është Gërvalla, bëhen të autoritetshëm dhe se vetëm me udhëheqës të autoritetshësh i rritet vlera e Kosovës në OKB, e jo me personalitete përkulëse e pa fije dinjiteti për të mbrojtur Republikën e Kosovës sidomos ndaj Serbisë që me metoda politike perfide përbuzë Kosovën”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, kjo është hera e parë që diplomacia e Kosovës doli fituese në OKB.

“Për së pari herë diplomacia e Kosovës mu në OKB doli fituese jo vetëm ndaj Serbisë, po edhe ndaj Rusisë e cila me këmbëngulje insistonte që të hiqej flamuri i Kosovës, po dashuria e flaktë e Gërvallës ndaj Kosovës la me gishta në gojë Rusinë e Serbinë se Donika e bija e Gërvallës nuk lejoi assesi të hiqej flamuri i Kosovës në Këshillin e Sigurimit”, pohon ai.

Sipas tij, Donika ua plasi fytyrës krimet e bëra serbe në Kosovë.

“Fitorja diplomatike e Kosovës në OKB ishte e dy anshme, një ndaj Serbisë e cila Donika Gërvalla ua plasi në fytyrë krimet e bëra serbe në Kosovë, dy ndaj Rusisë që ndërpreu mbledhjen për të hequr flamurin e Kosovës, por nuk ia doli para Ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvallës. Kosova me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Donika Gervallën frymon lirshëm e autoritetshëm para hordhive politike serbe e ruse”, përfundon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat