Paraqitja para OKB-së, Bytyçi: Gërvalla i trajtoi si duhet Serbinë dhe Rusinë

Politika

Paraqitja para OKB-së, Bytyçi: Gërvalla i trajtoi si duhet Serbinë dhe Rusinë

Nga: A.M. Më: 14 prill 2021 Në ora: 23:56
Donika Gërvalla

Kosova në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u përfaqësua nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo gjatë paraqitjes së saj ka folur për të kaluarën, duke përshirë këtu edhe vrasjet dhe krimet që i ka bërë Serbia Kosovës.

Gjithashtu, ajo ka folur edhe për dialogun, si dhe ka kërkuar nga Serbia që të kërkojë falje për krimet në Kosovë.

Kjo paraqitje e Gërvallës është vlerësuar një paraqitje dinjitoze.

Opinionisti Adem Bytyçi ka deklaruar se paraqitja e Gërvallës ishte dinjitoze me kërkesa ekzakte se si do duhej ta trajtonin Serbia dhe Rusia.

“Paraqitja e Gërvallës, në cilësinë e Ministres së punëve të jashtme të Kosovës para Këshillit të Sigurimit ka qenë dinjitoze me kërkesa ekzakte se si do duhej ta trajtonin Serbia dhe Rusia këto dy shtete anti Kosovë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Në fund, Bytyçi ka thënë se Serbisë dhe Rusisë  është bërë e qartë se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm.

“Donika Gérvalla gjatë paraqitjes së saj para Këshillit të sigurimi, difinitivisht ua ka bëri të qartë jo vetëm Rusisë dhe Serbisë, por edhe të gjitha shteteve tjera që hezitojnë ta pranojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës , se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm legjitimitetin e të cilit e ka konstatuar edhe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”, ka përfunduar  Bytyçi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat