Kosova e sfidave

Politika

Kosova e sfidave

Nga: A.M. Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:47
Ilustrim

Që paraluftës Kosova është përballur me sfida të ndryshme.

Një ndër sfidat që është aktuale është puna e Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë është themeluar më 3 gusht 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo ka tashmë disa muaj që ka filluar arrestimin dhe  mbajtjen e seancave gjyqësore.

Kjo Gjykatë do të mbajë seancë më 19 prill 2021.

Ku para saj pritet të paraqitet Pjetër Shala, i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”.

Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, Shala akuzohet për krime të luftës të ndodhura midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 në fabrikën e metalit në Kukës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se lufta e zhvilluar në Kosovë ishte një luftë e pashembullt.

“Lufta që është zhvillua në periudhën 1998-1999 mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një luftë e pashembullt për luftërat që bëhen dhe që janë bërë në të kaluarën. Edhe që Kosova ka qenë njësi përbërës e barabartë me tjerat njësi Federative të Jugosllavisë, me kushtetutën e 1974, pas vdekjes së Titos në vitin 1980, filloj destabilizimi i atij shteti që dikur u konsideronte shtet stabil i Jugosllavisë. Në ato kohëra në pushtetin e Serbisë erdhën forcat nacionaliste, dhe me propagandat që i bënin dhe që eksponoheshin donin që tërë Jugosllavinë ta bëjnë Serbi. Me këto politika nuk u pajtuan edhe tjerat republika,  sikur që dihet se Jugosllavinë e përbenin 6 republika dhe dy krahina autonome, e njëra nga këto krahina ishte Kosova, ndaj të cilës serbet kishin pretendime territoriale dhe në vitin 1989 me vendimet që i murrën Serbia, e suprimi autonomin e Kosovës, dhe me këtë tani Kosova, u bë protektorat i Serbisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Hajrullah Tërnava

 

Po ashtu, Tërnava ka shpjeguar gjendjen në të cilën ishte përballur Kosova gjatë viteve të 90-ta.

Me këto politika raciste nacionaliste nuk u pajtuan edhe republikat tjera dhe filloj shpërbërja e Jugosllavisë, duke fillua nga lufta mes Serbisë dhe Sllovenisë, u vazhdua lufta mes Serbisë dhe Kroacisë, dhe mbas kësaj lufte u vazhdua mes Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe në fund ndodhi lufta e ashpër mes Serbisë dhe e Kosovës, e me që pas suprimit të autonomisë tani Kosova ishte e robëruar deri në palcë nga Serbia, në vitin 1990 u larguan të gjithë punëtorët nga institucionet e Kosovës si dhe të tjerët nga organizatat punonjëse, dhe institucione të ndryshme të asaj kohe. Nga skamja dhe papunësia shumë  nga shqiptarët murrën rrugën e kurbetit, dhe Kosova në numër të madhe të banorëve u zvogëlua. Serbia sikur e njohim vazhdonte me represaljet e saj ndërmerrte masa të ndryshme të represaljeve që ti shpërngul shqiptarët nga trojet e veta, sa që përdorte edhe helmime të ndryshme nëpër shkollat fillore si mënyrë e represaljeve të ashpra për t`i shpërngulur nga Kosova shqiptarët, mësimet që u zhvillonin  në mënyrë paralele nëpër objekte dhe shtëpi të vete banorëve, sepse shkollat që ishin u ndaluan nga sistemi arsimor serbe”, ka treguar ai për “Bota sot”.

Më tej,  Tërnava folur për zgjedhjet që janë mbajtur në vitin  1992, ku fitues kishte dalur presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Këto represalje të pandërprera e detyruan popullin që të përafrohet dhe të organizohen si forme e mbrojtjes, dhe të rezistencës si dhe të mbrojtjes së pragut të shtëpisë. Meqë represaljet nga ana e Serbisë nuk u ndalen, edhe pran aktiviteteve që u ndërmarrën nga shtetet ndërkombëtare, Kosova i mbajti zgjedhjet e saj në vitin 1992 dhe në ato zgjedhje u zgjidh Kryetari i shtetit Ibrahim Rugova, dhe me krijimin e Qeverise që iu deshtë të migroj në perëndim. Ibrahim Rugova i fitoj zgjedhjet në mënyrë absolute dhe i priu popullit me mençurinë e tij dhe arriti simpati dhe përkrahje nga prijësit e mëdhenj të botës, e në rendë të parë të Amerikës, dhe falë mençurisë se tij, edhe pavarësia e Kosovës u arrit me ndihmën e Amerikës. Nga mësimi i mirë që ia dedikojë dhe i mësonte popullin e tij Rugova, si dhe nga politikat e mençura ia dedikojë popullit, i qëndruan besnik udhëzimeve dhe kërkesave të tij të atëhershme që ishim nën okupim, dhe me ato mençuri ia arritëm që Kosova të çlirohet nga okupatori serbe”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Ai  ka  potencuar se gjatë kohës së luftës në Kosovë ka pasur grupacione, si LPK, LPKQJ e FARK-u.

“Në vitin 1998-1999 me trimërinë e popullit shqiptar që sakrifikuan jetët e tyre në lufta të ashpra që u zhvilluan në territoret e Kosovës, dhe në kufijtë për rreth Kosovës me Shqipërinë. Me ndihmën e Amerikës dhe aleatëve të saj sikur që është NATO, Kosova u çlirua ne vitin 1999. Meqë në ato kohëra nuk ishte mundësia të organizoheshim mirë ushtarakisht, lufta u zhvillonin në mënyrë guerile, dhe kishte grupacione që u dallonin njëra nga tjetra, njëra ishte krah i LPK, LPKQJ nuk iu nënshtronin komandave dhe urdhrave të FARK-ut sepse ky formacion ishte si produkt i institucioneve të Kosovës e që në krye të institucionit më të lartë ishte Kryetari i Kosovës, kurse në kundërshtim më të ishte LPK, LPKQJ etje që në disa situata pati edhe mosmarrëveshje mes veti dhe vrasje të përfaqësuesve nga krahët e këtyre formacioneve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Me tej, Tërnava tregon se ka pasur raste të vrasjeve që janë thirrur “ushtarë të UÇK” të cilët kanë ndërmarrë veprime të palejueshme.

Ai ka shtuar se gjatë kësaj kohe janë shndërruar nga fabrika të komunizmit në kazerma apo burgje ku ka pasur njerëz të burgosur.

“Në periudhën para përfundimit të luftës ka pasur raste të vrasjeve që janë bërë nga disa përfaqësues të thirrur “ushtarë të UÇK”, të cilët kanë ndërmarrë veprime të palejueshme nëpër ato vende e sidomos në Shqipëri, ku numri i madh i popullatës ishin me dhunë të shpërngulur nga Serbia në Shqipëri deri në 800,000 njerëz, ku në ato kohëra janë shndërruar nga fabrika të komunizmit në kazerma apo burgje të asaj kohe, tani gjate luftës sa ka zgjatur ajo, edhe në Kukës ku ka qenë e strehuar popullata e Kosovës nga fabrika të hekurit janë shndërruar në kazermë ushtarake dhe disa nga lokalitetet janë shndërruar në burgje, përndryshe që në ato burgje ka pasur njerëz të burgosur, ku një pjesë nëpër ato burgje edhe janë maltretuar, alivanosur, dhe ka pasur të vrarë, krejt për shkaqe individuale me pretekst se “dikush ka qenë i shitur apo bashkëpunëtor i Serbisë” që në baza të këtyre pretendimeve ata që i kanë mbikëqyrur ato burgje, kanë bërë veprime të tilla që edhe ndaj dikujt kanë përdorur edhe dhunën apo armët duke i shkrepur ndaj atyre individëve që janë burgosur”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale deri tek arrestimi i ish komandantit të UÇK-së, Pjetër Shalës.

“Meqë në vitin 2015 u krijua Gjyqi Special i miratuar nga Parlamenti i Kosovës me seli në Hagë dhe ky gjyq e ka për detyrë zbardhjen e vrasjeve në përgjithësi të periudhës 1998-2000 si gjatë luftës dhe pas saj, e sikur që dihet tani ka filluar burgosja e të dyshuarve të krimeve që janë bërë gjatë asaj periudhe sikur e shpjegova dhe tani në Hagë gjinden disa nga udhëheqësit më të mëdhenj të Kosovës, që janë si të dyshuar për ato krime që supozohen të kryera në ato kohëra, por tani lista e të dyshuarve po zgjerohet dhe po burgosen njerëz të cilët janë të dyshuar për vrasje të atyre kohërave, prandaj Gjykata Speciale ka dërguar në Hagë ish ushtarin e UÇK-së, Pjetër Shala”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Sipas Tërnavës në rastin e Shalës, Gjykata e ka për detyrë t`i verifikojë dyshimet rreth atyre vrasjeve që janë bërë në atë burg në Kukës dhe tjera vende.

“Sipas njoftimit nga Gjykata Speciale, krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani kjo gjykatë e ka për detyrë t`i verifikojë dyshimet rreth atyre vrasjeve që janë bërë në atë burg në Kukës dhe tjera vende nëse ka pasur vrasje tjera dhe nëse dihen autoret e atyre vrasjeve. Nëse i burgosuri pavarësisht cilit komb i takon është privuar nga liria dhe është burgosur, ai duhet të nënshtrohet procedurës gjyqësore të asaj kohe, dhe gjyqi i luftës nëse ka ekzistuar e bjen vendimin për dënimin e tij, nëse nuk ka ekzistuar gjyqi askush nuk e ka të drejtën ta ekzekutojë personin e burgosur në burg, përkundrazi ai duhet ta gëzojë statusin e të burgosurit pavarësisht a është i burgosur gjatë luftës si kundërshtar i luftës, apo si i dyshimtë për të këqijat që ia ka bërë vendit të tij dhe pavarësisht kombit që i takon”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Tërnava ka shtuar se nëse dikush është i vrarë në Kukës, vetvetiu kuptohet se aty ka pasur tejkalim të kompetencave sepse lufta nuk është zhvilluar atje.

“Por në këtë raste nëse dikush është ekzekutuar gjatë burgosjes që kanë qenë shqiptarë, për ato kohëra të vështira që i kemi përjetuar nga okupatori serb, kjo vepër është shumë më e rëndë sepse ai nëse ka pasur gabimet e tij, është dashur gjithsesi të vendos gjyqi për ato të këqija të bëra nga ai. Dhe nga vet fakti se nëse dikush është i vrarë në Kukës, vetvetiu kuptohet se aty ka pasur tejkalim të kompetencave, sepse lufta nuk është zhvilluar në Kukës dhe Kukësi ka qenë për popullin e Kosovës një nga vendstrehimet e Shqipërisë dhe dihet që aty nuk ka pasur serb, se dihet serbët kanë qenë rreth kufirit Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sikur të është burgosur ndonjë serb në atë kufi ku janë bërë luftërat rreth Koshares dhe nëse kanë mundur të burgoset ndonjë serb ushtar në vijë të frontit dhe është transportuar në atë burg të Kukësit, prapë se prapë nuk është dashur që ai të ekzekutohet. Tani Gjyqi Special i ka ato kompetenca që qartë do t'i shoshit këto çështje dhe do e zbulojë të vërtetën dhe ata që kanë bërë të këqija jashtë ligjore, gjithsesi duhen të përgjigjen”, ka përfunduar Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat