Deputeti i VV-së flet për bashkëpunimin e pozitës me Presidenten dhe opozitën

Politika

Deputeti i VV-së flet për bashkëpunimin e pozitës me Presidenten dhe opozitën

Nga: M.H. Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Rrahmani: Po vrehët një bashkëpunim mes opozitës në dy komisionet që jam

Kosova po vazhdon të përballet me situatën pandemike, që po merr jetën e qytetarëve dita ditës.

Qeveria Kurti çdo ditë po punon që vaksinat të arrihen sa më shpejt dhe vaksinimi gjithashtu të kryhet në shumicën e qytetarëve.

Padyshim që bashkëpunimi me presidentin Osmani dhe opozitën po mundohen të jenë në nivel, për të mirë të qytetarëve, shkruan “Bota sot”.

Kështu në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, deputeti nga radhët e LVV-së, Eman Rrahmani ka folur për bashkëpunimin që po ka pozita momentilisht me presidenten dhe opozitën.

Deputeti thotë se bashkëpunimi është në nivel të duhur me presidenten Osmanin duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej.

Rrahmani nuk përjashton edhe opozitën që sipas tij është duke filluar të ketë një koordinim të duhur.

“Natyrisht se po kemi bashkëpunim të mirë me Osmanin, Presidentja duhet të jetë unifikuese dhe t’i bëjë prezantim vendit në mënyrën më të mirë të mundshme, andaj edhe besoj që kjo qasje do të vazhdojë deri në fund të mandatit të saj. Unë jam i bindur se po, në dy komisionet që jam, po duket një atmosferë e mirë bashkëpunimi, natyrisht që opozita duhet të ketë edhe këtë anën e kritikës e cila mendoj se i bënë mirë demokracisë dhe ndikon në qeverisje të mirë, sidomos kur kemi opozitë konstruktive”, u shpreh Rrahmani për “Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat