Paralajmërimet e opozitës, analisti: Po përdorin protesta për të treguar “se s’kemi vdekur, jemi gjallë”

Politika

Paralajmërimet e opozitës, analisti: Po përdorin protesta për të treguar “se s’kemi vdekur, jemi gjallë”

Nga: A.SH Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:06
PDK-AAK

Ditë më parë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë paralajmëruar protesta ndaj Qeverisë Kurti.

Të njejtin paralajmërim e kanë bërë edhe nga AAK-ja.

“Do të protestojmë kur të shohim të arsyeshme. Por po ju them, nëse dalim ne nuk kthehemi. Nuk dalim vetëm sa për sy e faqe. VV e di si i bëjmë ne protestat. Kemi qenë bashkë në disa kauza. Kemi qenë bashkë kundër demarkacionit dhe kundër zgjedhjes së presidentit Hashim Thaci. Bashkë i kemi bërë protestat atëherë”, kishte thënë Tahiri në një deklaratë të tij.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, PDK spo arrin të këndellet nga debali i 14 shkurti, njësoj si edhe AAK që ndodhet afër shpartallimit si parti.

“PDK spo arrin të këndellet nga debakli i 14 shkurti, njësoj si edhe AAK që ndodhet afër shpartallimit si parti. Kjo e fundit, duket mos pasur mundësi në asnjë mënyrë të konkurrojë me Kurtin po e përdor gjoja protestat si mjet për të thënë: “se s’kemi vdekur, jemi gjallë”.

Image
Faton Mehmeti

 

Ai këto paralajmërime i quan propagandë e një opozite të dështuar.

“Kjo është propagandë e një opozite të dështuar që i ka humbur rruga në oborr, Albini duhet të pritet që t'i bëj 100 ditët e para, dhe pastaj të shihte ku ka ecur dhe ku ka ngecur. Edhe nëse asnjë ditë nuk del në punë, Albini qeverisë më mirë se PDK dhe AAK, që janë fajtorët kryesor për gjendjen e mjerë ku ndodhemi”, përfundon Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat