“Ëndrra e trisht e Edi Ramës për Kosovën” – Kjo është porosia e Thaçit nga Haga dhe Vuçiqit nga Serbia për Ramën në Tiranë!

Politika

“Ëndrra e trisht e Edi Ramës për Kosovën” – Kjo është porosia e Thaçit nga Haga dhe Vuçiqit nga Serbia për Ramën në Tiranë!

Nga: N.Sh Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:29
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Edi Rama fitoi zgjedhjet në Shqipëri, por kjo nuk ndikon që ai mos të akuzohet për miqësinë e tij me Serbinë.

Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, akuzon Ramën për të cilin thotë se e ka ëndërr kthimin e Kosovës dhe Shqipërisë nën ombrellën e minishengenit të Serbisë.

Tërnava thotë se, politikat ballkanike që luhen në këto shtete të rajonit, del konstatimi se disa politikan shqiptarë paskan qenë në miqësi të hershme me shërbimet sekrete serbe, dhe burrështetasit e Serbisë, por lufta që ndodhi në vitin 1998-99 më gjithë ato vuajtje dhe dëme që na janë bërë si Kosovë, populli ka mendua se më nuk do të këtë miqësi mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është për tu habitur si qenka ruajt gjithë kjo miqësi e këtyre përfaqësuesve tonë me ata të Serbisë, edhe që në kohërat e para  luftës po këta si Baton Haxhiu ishin aktiv në favor të Serbisë, sa që është menduar që po këta nëse Kosova çlirohet ndonjëherë nuk kanë me guxua kurrsesi me jetua në Kosovë, sepse opinioni në ato kohëra i njihte mirë aktivitetet e tyre që  bëheshin haptas në favorin e serbëve”, thotë Tërnava.

Ai pohon se, pas luftës po ata aktivistë të asaj kohe që ishin në disfavorin e Kosovës, po dalin haptas në miqësi edhe me të mëdhenjtë e shtetit tonë, e që po këta lavdëroheshin se ishin ata që e fituan luftën ndaj Serbisë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Prandaj kjo po na jep me nënkuptua se këta edhe më parë në ish Jugosllavi, paskan qenë të krijuar nga i njëjti brumë, tani kur këta të mëdhenjtë u burgosen dhe gjinden në Hagë, për habi tani disa janë largua nga Kosova, por nuk kanë shkua edhe aq shumë larg se kanë shkuar në tjetrin shtet shqiptar, nënën Shqipëri të Edi Rama, për të ju gjetur pranë sepse ky është në liri. Prandaj edhe këto sjellje të tyre po na habisin, por tani habia edhe më e madhe është se edhe udhëheqësja e Shqipërisë paska qenë e lidhur ngushtë me atë të Serbisë, sepse u pa ai aktiviteti dhe akordimi faljes së veriut të Kosovës nga ana e Thaçit, Ramës dhe Batonit, prandaj e kemi të qartë tani jo vetëm ne, por edhe i tërë opinioni shqiptar se edhe në të kaluarën e paraluftës, çfarë role paskan luajtur shërbimet sekrete dikur UDB-a e tani BIA, e që populli ka menduar se të tillët pas luftës as nuk kanë me guxua të jetojnë në Kosovë, por me përfundimin e luftës ata u lidhën ngushtë me ata të mëdhenjtë e shtetit, dhe përfituan primate dhe u pasuruan pran udhëheqësve të Kosovës, edhe në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ata ju qëndronin gjithnjë pranë të mëdhenjve që na përfaqësonin në ato bisedime”, thekson ai.

Tërnava shkruan se, Edi Rama po e shprehte dhimbjen për “vëllain e tij Thaçin” që tani gjendet në Hagë, e që po i mungon shumë, atë ditë kur u promovua hapja e aeroportit ndërkombëtar në Kukës, e që tani i dihet  Edi Rama, miku i Vuçiqit, pikërisht në kohën kur faktori ndërkombëtar po bën presion ndaj Prishtinës për vazhdimin e  dialogut me Serbinë, ai në fushatë zgjedhore po e luan rolin e avokatit të Serbisë për çuarjen përpara të projektit të filluar së bashku me Hashim Thaçin për të Mini-Shengenin ballkanik. 

“Ai thotë se Mini-Shengeni është ide që e ka shtyrë i pari dhe ka dëshmitarë̈ për këtë, që kur janë mbledhur në Berlin herën e parë. Mjeshtëria mashtruese e Edi Ramës shkon deri atje duke theksuar se me Mini-Shengenin që e kanë dizajnuar liderët e Ballkanit pa pëlqimin e Kosovës, krijohet mundësia e për të hequr kufijtë edhe  midis dy shteteve, Kosovës e Shqipërisë. Prandaj kjo është një tentativë e Edi Ramës për ta quar përpara këtë projekt, edhe një provokim tjetër serioz kundër Qeverisë së re Kurti, dhe Presidentes Osmani, i porositur nga Hashim Thaçi në Hagë dhe Aleksandër Vuçiqi në kabinetin e tij në Beograd, duke i ditur e njohur qëndrimet e tyre të kahershme kundër një forme të tillë të kthimit nën ombrellën e sundimit dhe dominimit serb, me skenar të mirë menduar për ta zhbërë shtetin e pa varur të Kosovës dhe kthyer atë në një mini Jugosllavi të dominuar politikisht dhe ekonomikisht nga Serbia”, thekson ai.

Tërnava shton se, krejt këto lojna politike tani janë të qarta për opinionin publik, dhe tani po na bien në mënd fjalët e të madhit profetit Ibrahim Rugova, kur i propozonte politikës që Hashim Thaçin ta mbaj sa ma larg posteve politike e shtetërore, sepse do të ishte i rrezikshëm për interesat e Kosovës, që me këtë situatë e me këto zhvillime  tani po na argumentohen fjalët e tija, si argument dhe fakte që e paska njohur mirë të kaluarën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat