Mirëpritet platforma e Kurtit për dialogun

Politika

Mirëpritet platforma e Kurtit për dialogun

Nga: A.M. Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:08
Albin Kurti

Kosova dhe Serbia është dashur ta rinis dialogun më 11 maj të këtij viti, por një gjë e tillë nuk do të realizohet. Kjo pasi Qeveria e Kosovës ende nuk është e gatshme për dialogun.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se duhet ende kohë që Kosova të përgatitet rreth kësaj çështje.

Po ashtu, Kurti tregoi se do të ketë takim në Burksel në qershor për të diskutuar për dialogun.

Ndërkaq, ai ka theksuar se për këtë çështje do të takohet edhe më opozitën.  

Analisti politik, Islam Krasniqi, në nja bashkëbisedim për “Bota sot”, e ka mirëpritur këtë platformë për dialogun.

“Gjithmonë kemi pasur nevojë për një platformë të përgatitur mirë më të cilën do të merrni pjesë në dialog, pasi që çdo gabim do të na kushtoj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se iniciativa e Kurtit për dialog tregon se Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur që në Bruksel si shtet i barabartë.

“Ideja e kryeministrit z.Kurti që të bisedojë me partitë opozitare gjithashtu edhe ftese që i është bërë z.Shala që të jetë pjesë e këto dialogu tregon së qeveria e Kosovës është duke u përgatitur që në Bruksel të mos jetë kokë ulur, por që të përfaqësohet me dinjitet dhe si shtet i barabartë duke i treguar edhe BE-së së gjerat kanë ndryshuar siç ishte edhe refuzimi i një takimi që z.Borell së bashku me kryeministrin serb e caktuan në Bruksel në mes të republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duke e injoruar republikën e Kosovës e që z.Kurti ju tregojë vendin”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat