Deputetja e VV-së: Kritikat e opozitës të jenë konstrutive, e jo thjesht hedhje faji ndaj Qeverisë

Politika

Deputetja e VV-së: Kritikat e opozitës të jenë konstrutive, e jo thjesht hedhje faji ndaj Qeverisë

Nga: A.SH Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:28
Yllza Hoti

Roli i opozitës në Kuvend është që të kontrollojë qeverinë.

Qeveria në krye me Albin Kurtin qeverisë tash e një muaj. Opozita deri javë më përpara kanë ‘kërcënuar’ me protesta ndaj qeverisë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti ka kritikuar opozitën ka thënë se, ajo deri më tani nuk ka qenë aspak konstruktive në Kuvend.

“Deri tash, opozita nuk ka qenë aspak konstruktive në Kuvend. Tri kërkesat për debate parlamentare që janë dorëzuar nga grupi parlamentar i PDK-së janë për çështje të cilat nuk janë krijuar këtë muajin e fundit, prandaj është e palogjikshme që të kërkohet llogaridhënie nga kjo qeveri”, ka thënë deputeja Hoti për "Bota sot".

Sipas saj, ndaj qeverisë Kurti kritika do të duhej të ishin konstrutive e jo thjesht hedhje faji.

“Ndonëse është roli i opozitës që të kritikojë ekzekutivin për punën e tyre, këto kritika do të duhej të ishin konstrutive e jo thjesht hedhje faji. Megjithatë, meqë sapo kemi filluar mandatin e ri, shpresoj që opozita të ndërrojë qasje në vazhdim”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat