Përballja me Serbinë/ Paralajmërohet marrëveshja finale, ja kur pritet të ndodh

Politika

Përballja me Serbinë/ Paralajmërohet marrëveshja finale, ja kur pritet të ndodh

Nga: N.Sh Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:25
Harta e Kosovës - foto ilustrim

Muaji qershor shënon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me delegacionin e tij do të përballet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pak para dialogut kanë filluar të dalin disa “non-paper” që flasin për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Kjo është cilësuar si presion ndaj Kosovës, që mund të përdoret në Bruksel nga ana e Serbisë.

Këto “non-paper” nga analisti politik dhe juristi Blerim Burjani vlerësohen si ide serbe.

Ai pohon se, Kosova dhe Serbia do ta arrijnë një marrëveshje deri në fund të këtij viti.

“Non-paperët janë ide serbe. Ka një angazhim të qarqeve të shumta dhe spekulime rreth një marrëveshje finale. Pra çështja duhet të zgjidhet dhe është fundi për këtë temë. Nuk mund të ketë dialog të zvarritur dhe përpunim idesh e imagjinatash politike të shumë qarqeve. Kosova dhe Seria duhet ta gjejnë rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe është e qartë se do të ketë një zgjidhje shumë shpejt deri në fund të vitit”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, nuk do të tolerohet edhe shuam gjatë.

“Më nuk ka kohe për toleranca dhe lojëra të kota si dhe zvarritje të një marrëveshje shumë të domosdoshme për t’i dhënë fundit konfliktit të ngrirë”, shton ai.

Sipas tij, të dy shtetet duhet të ecin përpara.

“Tash pyetet se cila është zgjidhja? Palët i kanë idetë e tyre dhe ndërmjetësuesit e kanë agjendën por nuk e kanë planin e zgjidhjes dhe asnjë dokument përfundimtar që duhet ta kenë BE dhe SHBA”, përfundon Blerim Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat