Kandiq paralajmëron Kurtin, Krasniqi: Këta janë hapat që duhet t’i marrë Qeveria për padi kundër Serbisë

Politika

Kandiq paralajmëron Kurtin, Krasniqi: Këta janë hapat që duhet t’i marrë Qeveria për padi kundër Serbisë

Nga: A.Z Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:02
Natasha Kandiq

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, shkrimtarja dhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq ka thënë se nuk ka shancë që GJND-ja ta bëjë përgjegjëse serbët, dhe se Kosova të provojë metoda tjera për ta ndëshkuar Serbinë.

Kandiq ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet ta raportojë në BE dhe Kombe të Bashkuara se si Serbia nuk po i ndëshkon përgjegjësit brenda Ushtrisë Jugosllave, dhe oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vrasjen e rreth 7 mijë civilëve shqiptarë.

“S’ka asnjë shans që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të marrë vendim që Serbia është përgjegjëse për gjenocid në Kosovë. Qeveria e re e Kosovës duhet ta raportojë në Bashkim Evropian dhe Kombe të Bashkuara se si Serbia nuk po i ndëshkon përgjegjësit brenda Ushtrisë Jugosllave dhe oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vrasjen e rreth 7 mijë civilëve shqiptarë, dhe t’iu tregojë atyre (BE’së dhe Kombeve të Bashkuara) se Serbia i trajton ata si heronj, dhe do ta ketë përkrahjen e shoqërisë civile të Serbisë, veçanërisht të Qendrës për të Drejtën Humanitare”, ka thënë Kandiq.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kanadiq gjithmonë ka folur të vërtetën për krimet serbe. Krasniqit thotë se në çdo tryezë duhet ta ngrisim zërin, sepse Serbia kriminelët i mbanë në pushtet, ndërsa përfaqësuesit duhet të ecin me hapa të sigurt që të pranohet Kosova në OKB.

“Znj. Kandiq përmes organizatës së saj disa herë ka folur të vërtetën lidhur me krimet serbe mbi popullatën civile shqiptare, mirëpo askush nuk është marrur me deklaratat e saj edhe pse të gjithë e dinë të vërtetën. Pak e kemi të vështirë që të iniciojmë procedurë në GjND pasi që nuk jemi pjesë e OKB-së, por duhet ‘ti shfrytëzojmë rrugët alternative, përmes miqve tanë apo ta ngrisim zërin në çdo tryezë ndërkombëtare, pasi që Serbia kriminelët e luftës akoma i mbanë në pushtet dhe një pjesë të saj i dekoron më mirënjohje në vend si t’i denojë për krime luftë. Përfaqësuesit tanë është dashur të ecin me hapa të sigurt e jo dëmshpërblim për krimet e luftës të lë pasi që të pranohet Kosova në OKB, pa harruar të cekim se nga njëherë me do veprime të tyre na kanë bindur se qëllimi i tyre është që t'i amniston krimeve të Luftës në Kosovë”, tha Kransiqi.

Tutje theksoi se Akademia Serbe punoi në këtë drejtim deri sa e arriti qëllimin, dhe atëherë kur qeveritë vraponin mbas pushtetit.

Krasniqi thotë se qeveria duhet të mbajë ekspozita në botë, me qëllim për t’ia rikujtuar botës të vërtetën e akuzave falso të Serbisë.

“Qeveritë tona i harruan krimet e luftës dhe gjenocidin ndaj popullatës civile të kryera nga forcat serbe duke vrapuar mbas pushtetit, mbas tenderëve apo edhe mbas bizneseve ne disa raste bashkë me ta, gjersa Akademia Serbe punonte dhe investonte në këtë drejtim me fakte të rrejshme, gjersa ia arriti qëllimin dhe na uli në bankën e të akuzuarve. Qeveria jonë nëse e ka të pamundur realizimin përmes GJND –së, duhet të ndaj buxhetin dhe të investoj që të mbajë ekspozita nëpër galeritë e botës, aty ku na lejohet, për t’ia kujtuar edhe një herë botës të vërtetën tonë e jo të na nëpërkëmbin me akuza falso të Serbisë”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat