Vaksinimi në Kosovë/ Analisti bën thirrje të mos merren parasysh kampanjat dhe zërat kundër vaksinimit

Politika

Vaksinimi në Kosovë/ Analisti bën thirrje të mos merren parasysh kampanjat dhe zërat kundër vaksinimit

Nga: A.Z Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Më 29 mars ka filluar vaksinimi i qytetarëve me vaksinat kundër COVID-19.

Fillimisht janë vaksinuar profesionistët shëndetësor e më pas edhe grup moshat mbi 80 vjeç.

Ndërsa, më 16 prill në të gjitha komunat e Kosovës ka filluar vaksinimi i pacientëve të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.

Së fundmi janë pranuar edhe 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNtech kundër COVID-19.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar sipas planit të paraparë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me vaksinimin, analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se zërat që po dëgjohen për marrjen e vaksines, madje edhe lidhur me atë se nuk ekziston pandemia fare, janë duke ndikuar negativisht, përderisa në të gjitha vendet ka filluar vaksnimi, dhe kjo sipas tij është duke ndodhur për arsye të mosinformimit të duhur lidhur me vaksinat.

“Në disa medie, rrjete sociale në rrugë dhe kafene, ndëgjohen zëra të cilët po e kontesojnë në një mënyrë apo tjetër marrjen e vaksinës, duke u shërbyer me konspiracione të ndryshme. Madje, kemi te disa edhe konstatime jo logjike se nuk ekziston pandemia, kur njerëzit po vdesin. Kjo po reflekton negativisht kur vaksinimi ka filluar në të gjitha komunat e Kosovës. Kjo flet gjitshashtu për mos informimin e duhur të këtyre njerëzve apo edhe nga ajo se ata dëshirojnë me besu në konsiparcione të tilla dhe në atë se vaksinimi gjoja na është i dëmshëm. Disa pyesin se a është vaksinimi rruga më e mirë e daljës nga pandemia globale? Ata që i përcjellin rrjedhat shëndetësore në botë kanë mendime pozitive lidhur me këtë çështje”, deklaroi Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Tutje shtoi se mortaja e fundit ka ndikuar në sjelljen tonë karshi sëmundjeve dhe ndaj respektit për personelin mjekësor.

Mulliqi thotë se edhe kampanjat kundër vaksinimit, madje lidhur edhe me atë se nuk ekziston pandemia të mos merren seriozisht, por vetëm t’i përgjigjemi thirrjeve për marrjen e vaksines.

“Nga kohët më të lashta ekziston besimi te mjekësia e cila deri më sot ka arritje të mëdha. Është e qartë se vaksinimi na mbron nga pandemia, na mbron që mos të sëmuremi nga të tjerët, dhe mos tua përcjellim sëmundjën njerëzve të tjerë. Të arriturat në mjekësi deri më sot, dhe mortaja e fundit kanë ndikuar shumë në sjellën tonë karshi të gjitha sëmundejve dhe respektit karshi personelit mjekësor, që me heroizëm po përballen me një gjendje të tillë. Me vaksinim të popullatës kryhet një mision shumë human dhe i ndërgjegjshëm. Ndikimi i pandemisë globale në rrjedhat shoqërore dhe ekonomike , dhe në krizen psiqike dhe të moralit është i madh. Kampanjat kundër vaksinimit dhe mendimet bizare se nuk ka pandemi nuk na duhen, dhe as nuk duhet marrë seriozisht, por t’i përgjigjemi thirrjeve për vaksinim që është në të mirën e të gjithë grupmoshave, e veçmas për gjeneratën e vjetër”, përfundoi Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat