U tha se Vitia nuk ka kapacitet për kryetar të Prishtinës, vjen reagimi nga analisti “Vitia ishte shembull në gjithë territorin e Kosovës”

Politika

U tha se Vitia nuk ka kapacitet për kryetar të Prishtinës, vjen reagimi nga analisti “Vitia ishte shembull në gjithë territorin e Kosovës”

Nga: A.Z Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:31
Arben Vitia

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke komentuar kandidaturat potenciale për të parin e Prishtinës, ka thënë se do të ishte mirë që Lumir Abdixhiku të kandidonte për kryetar të Prishtinë, kurse për Arben Vitinë thotë se nuk ka kapacitet për të transformuar gjëra.

“Arben Vitia është njeri i mirë, urdhrat që i jepen i administron, por nuk ka kapacitet për të transformuar diçka, për këtë flas nga përvoja”, ka thënë Sejdiu.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Vitia pëlqehet nga një opinion i gjerë, prandaj edhe ia kanë frikën kandidatët. Mirëpo, sipas Krasniqit, edhe Abdixhiku nuk do të jetë i lehtë për ta kaluar.

E vërteta e gjithë kësaj qëndron në atë se i'a kanë frikën Arben Vitisë të gjithë kundër kandidatët, pasi që z.Vitia gëzon një pelqim dhe respekt në opinionin e gjerë e që do t'a kenë shumë problem që t'a sfidojnë. Edhe kryetari aktual i LDK-së z.Abdixhiku duket të jetë një menaxher i mirë i cili nuk do të jetë i letë për t'u kaluar pavarsisht se qfar thot z.Sejdiu.

Më tej theksoi se Vitia për punën që kishte krijuar në Prishtinë, ishte shembull në gjithë Kosovën, kështu që edhe tani nuk do të mungojnë ndryshimet nga ai.

“Pa harruar të cekim se z.Sejdiu kanë bashkëqeverisur në komunën e Prishtinës e që z.Vitia ishte një drejtor që ishte shembull në terë tëritorin e republikës së Kosovës për punen dhe rregullin që kishte krijuar në Komunën e Prishtinës, e që besoj së edhe ndryshimet nuk do të mungojnë nen menaxhimin e z.Vitis”, përfundoi Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat