Donika Gërvallës i vjen mbështetja e fuqishme: Ja cilat dosje do t’i kërkojë Gjykata Speciale

Politika

Donika Gërvallës i vjen mbështetja e fuqishme: Ja cilat dosje do t’i kërkojë Gjykata Speciale

Nga: P.R Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:58
Selia e Gjykatës Speciale

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është bërë sërish cak i sulmeve ndaj saj.

Pasi kohë më parë PDK e kërkoi shkarkimin e saj, një gjë të tillë tani po e kërkon Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

“Kjo sdo koment. Me deklaratën e dytë ajo e ka për qëllim njollosjen e punës së ushtarëve të UÇK-së. Çfarë qëllimi e ka e dinë vetëm ajo. Ajo nuk I mbron interesat e shtetit të Kosovës. Edhe me deklaratat e pamatura dhe të papjekura nuk e meriton me qenë ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka thënë anëtari i kryesisë së OVL-së së UÇK-së, Metush Kryeziu.

Por një kërkesë të tillë e kundërshton fuqishëm analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“PDK dhe nëndega e saj e ashtuquajtur OVL, para se të kërkojnë sqarime nga të tjerët dhe merren me zonjën Gërvalla, duhet t`ua shpjegojnë anëtarësisë së vet, qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë familjarëve se si e votuan Gjykatën Speciale dhe i dërguan kryefamiljarët e tyre në burg. Madje, piksëpari ata e kanë për borxh tu kërkojnë falje publike edhe të gjithë deputetëve të cilët hezitonin ta votonin këtë Gjykatë, dhe këta i quanin njerëz që nuk ia duan të mirën vendit dhe me qëndrime kundër UÇK-së”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova është ë obliguar që të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale, pasi kështu e obligon ligji, ligj ky që është votuar edhe nga PDK.

“Krejt ajo që dihet për momentin, është fakti se zonja Gërvalla, deri më tani nuk e ka dërguar askënd në burg, dhe as nuk është dëshmuar asnjëherë se kinse shkaku i deklaratave të saj, të nxjerra qëllimisht nga kontestet, apo dosjeve siç po thuhet, gjoja të dërguara nga ajo, është arrestuar dhe burgosur dikush nga pjesëtarët e UÇK-së apo të OVL-së. Edhe nëse njerëz të caktuar u burgosën, ata e burgosën vetveten dhe nuk kanë të drejtë tani ta hedhin fajin as të kërkojnë përgjegjësi nga të tjerët. Në anën tjetër, nëse shteti posedon dosje dhe ato kërkohen nga Gjykata Speciale, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla, si përfaqësuese e shtetit të Kosovës, dhe kryesuese e kësaj ministrie e obligon ligji i votuar nga PDK & Co, që t`ua përcjellë dosjet ekzistuese Dhomave të Specializuara, pasi që votimi i kësaj Gjykate në Parlament, u bë nga PDK dhe deputetët e partive tjera me të cilat ajo ishte në koalicion, Gjykata në fjalë, nuk u krijua as votua nga zonja Gërvalla”, shprehet analisti Qarri.

Më tej, Qarri thotë se Gjykata Speciale do t’i kërkojë dosjet për shqiptarët e vrarë pas lufte, ku shumica e viktimave ishin anëtar të LDK-së.

“Nuk është zonja Gërvalla ajo që e ka inkorporuar me ligj Gjykatën Speciale si organ juridik të Kosovës, por PDK dhe partitë tjera, ndaj në bazë të atij ligji, ajo nuk mund ti ik përgjegjësisë dhe është e obliguar të bashkëpunoj me Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, qoftë edhe me këmbimin e dosjeve, sidomos kur bëhet fjalë për të dhënat e shqiptarëve të vrarë para dhe pas lufte, të cilat nuk do mend, se mund ti kërkojë Gjykata për zhvillimin e proceseve të gjykimit, që pritet të fillojnë”, thekson Qarri.

Ai thotë se OVL e UÇK-së është dëshmuar si specialiste e zbulimit të dosjeve të Speciales.

“Madje OVL, vetëm para disa muajsh ka dëshmuar se është specialiste e zbulimit dhe skanimit të dosjeve, ndaj nëse ata e dinë saktësisht se zonja Gërvalla paska dërguar dosje në Hagë, së pari duhet ta hapin edhe kutinë e zonjës Gërvalla, në selinë e OVL-së siç na kanë dëshmuar se e kanë rregull ata, po qese ua ka sjellë korrieri "anonim" dhe të dëshmojnë se ato janë dosjet e saj, e pastaj me këto fakte, ta kërkojnë edhe dorëheqjen e zonjës Gërvalla, por jo të veprojnë kështu apriori dhe pa asnjë argument, edhe pse e dinë mirë se kush në fakt është shkaktari i të gjitha këtyre zhvillimeve, në të cilat as që ishte e përzier zonja Gërvalla”, deklaron Qarri.

“Fakti se ata janë vet autor të të gjitha këtyre autogolave politike dhe juridike, të cilët vetëm tani i kanë kuptur, nuk nënkupton në asnjë mënyrë, se tani kanë fituar të drejtën ti njollosin edhe të gjithë ata që nuk janë fare pjesë e asaj loje meskine dhe të bëjnë me gisht nga të tjerët, madje aq më pak ti turren zonjës Gërvalla, duke e menduar si viktimën më të lehtë, për të filluar me mënjanimin e figurave të pa përlyera në korrupsion e krim të organizuar dhe me traditë të punës e veprimit evropian, si zonja Gërvalla”, shton Gani Qarri për “Bota sot”.

Sipas Qarrit, Gërvalla nuk duhet të brengoset për thirrjet që drejtohen për dorëheqjen apo shkarkimin e saj.

“Zonja Gërvalla, as që ka nevojë të jap dorëheqje, sa herë dëgjohen zëra nga "poreshet" e partive të inkriminuara të cilat për mese dy dekada, nuk janë marrë me gjë tjetër, përveçse me krim e korrupsion, dhe pas rënies nga pushteti, e kanë humbur rrugën edhe në oborr, gjatë rrugëtimit të saj të suksesshëm në përfaqësimin e shtetit, ajo është edhe bijë e nderuar e heroit të kombit, Jusuf Gërvalla që ka dhënë jetën për këtë vend, për atdhe e çështjen kombëtare, kur këta ende ishin kalamaj dhe luanin rrugëve me baltë”, shprehet Qarri.

Ai e quan nëndegë të PDK-së Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

“Për aq më tepër habit fakti se si mund të deklarojë z. Klinaku se gjoja zonja Gërvalla e paska edhe obligim ti tregojë ati, nëse ajo ka dërguar, ose jo, dosje në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe nëse po, atëherë ta sqarojë edhe në çfarë cilësie?! Si mund të harrojë z.Klinaku se nëse OVL është nëndegë e PDK-së dhe levë e komandantëve, kjo nuk nënkupton se Klinaku me shokë, janë komandant edhe të zonjës Gërvalla. Madje Klinaku dhe kolegët e tij, as që kanë nevojë për dëshmi e sqarime të zonjës Gërvalla”, nënvizon Qarri.

“OVL nëse e ka në burg kryetarin dhe zëvendëskryetarin, deri më tani nuk është njoftuar se janë arrestuar edhe "korrierët spidermen” të OVL-së, të cilët ditën për diell, importonin dosjet nga Gjykata Speciale, ndaj përderisa kanë skanuar dosjet e vet Gjykatës, le ti bëjnë publike edhe ato të zonjës Gërvalla, para se të kërkojnë dorëheqje e bëjnë fajësime paushallë e pa argumente, kur ata edhe me çmimin e arrestimit të kryetarit dhe zëvendëskryetarit, nuk kanë hezituar të dëshmojnë se janë specialist të zbardhjes së ekspiracioneve, të Gjykatës Speciale”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat