E papritur, analisti kërkon tërheqjen e Kosovës nga dialogu me Serbinë, tregon arsyjen

Politika

E papritur, analisti kërkon tërheqjen e Kosovës nga dialogu me Serbinë, tregon arsyjen

Nga: M.H. Më: 5 qershor 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur ditë më parë për dialogun me Kosovën, pas takimit me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Matheë Palmer dhe emisarin special të BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiq tha se ai bisedoi me Lajçak dhe Palmer për faltoret serbe në Kosovë dhe për situatën me energjinë elektrike në veri, duke paralajmëruar reagim të ashpër të serbëve nëse dikush do të provojë të bëj lojra me këto çështje.

“Ne biseduam për vendet e shenjta, për Valacin, situatën e energjisë elektrike dhe pozicioni im ishte shumë i qartë. Shpresoj se dikush nuk do të luajë me stabilitetin e rajonit për atë çështje, sepse reagimi i popullit serb, në Kosovë dhe kudo, do të ishte jashtëzakonisht i fortë. “dhe askujt nuk i duhet kjo,” tha Vuçiç kur u pyet nëse ka folur me Lajcakun dhe Palmerin rreth mbrojtjes së kishave dhe manastireve serbe.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se këto kërcënime të hapura dhe publike të Serbisë ndaj qeverisë janë një shenjë që vendi duhet të rrisë praninë masat mbrojtëse në veri të vendit.

Gjithë këto masa duhet të merren para se të shndërrohen trazira në veri të vendit.

Image
Gani Qarri

“Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se kërcënimet e hapura dhe publike të Serbisë hegjemoniste, edhe 22 vite pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës nga ky shtet okupator,po vazhdojnë me të njejtat tone dhe intensitet, ndaj Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë praninë e forcave të rendit dhe përforcoi masat mbrojtëse në Veri të vendit, në mënyrë që të parandalohen aktet e infiltrimit të elementëve kriminal e tensionues nga Serbia në veri të vendit tonë dhe paralajmërimet e Vuçiqit për të ashtuquajturin "reagim të fuqishëm të serbëve" të mos shndërrohen në akt të kryer dhe të krijohet kaos e trazira në atë pjesë të vendit tonë”, u shpreh Qarri.

Gjithashtu ai shton se qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të paraqesë ankesë zyrtarë në BE dhe organizatat e KB e deri tek SHBA-të.

Qarri thotë se Kosova duhet edhe të mos pranojë pjesëmarrjen në bisedime me shtetin e Serbisë pasiqë vazhdimisht po kemi kërcënime nga ky shtet dhe është koha që Serbia të heqë dorë nga përzierja në vendin tonë.

“Njëkohësisht Qeveria e Kosovës, duhet urgjentisht të paraqesë ankesë zyrtrare në të gjitha instancat më të larta të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri në administratën shtetërore të SHBA-ve, në koordinim me të cilën, duhet të vendosë edhe për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë, duke refuzuar pjesmarrjen në bisedime në gjendjen e ngarkuar me insinuata armiqësore, tone kërcënuese dhe atmosferë lufte, që ka krijuar presidenti serb,Aleksandër Vuçiqi, deri në shtensionimin e plotë dhe detyrimin e Serbisë që të heq dorë nga përzierja e mëtejme në punët e brendshme të Kosovës dhe uljen në tryezën e bisedimeve si dy shtete të barabarta, ku do të bisedohej ekskluzivisht për njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve dhe asgjë tjetër”, përfundon Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat