Kandidatja shqiptare që synon të jetë zëri i radhës premtues në Parlamentin e Gjermanisë

Politika

Kandidatja shqiptare që synon të jetë zëri i radhës premtues në Parlamentin e Gjermanisë

Nga: M.H. Më: 7 qershor 2021 Në ora: 15:42
Parlamenti Gjerman

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen me 26 shtator të këtij viti.

Është Dafina Berisha, kandidatja për Parlamentin e Gjermanisë e cila vjen nga Kosova, nga qyteti i Deçanit, mirëpo që ka lindur dhe momentalisht jeton në Hamburg të Gjermanisë.

Ajo për “Bota sot”, ka folur në lidhje me synimet që ka ajo për parlamentin gjerman.

Berisha u shpreh që arsyja që po kandidon për parlamentin gjerman është që të punoj në integrimin e qytetarëve me prejardhje të migruar në Hamburg.

Ndër të tjera thotë se do të jetë zëri i të rinjëve që po disikriminohen.

“Për gjeneratat e reja,vetëm 2% nga 30 janë deputet në Parlamentin Gjermanë,për qytetaret me prejardhje të migruar në Hamburg çdo i treti nën moshën 18 vjeçare ka prejardhje të huaj, për Komunitetin Shqiptarë ,asnjë me prejardhje shqiptare nuk është pjesë e Parlamentit Gjermanë është mëse e nevojshme zëri ynë të ndëgjohet në Parlament”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera ajo shton se do të vazhdojë me punën e saj të bëhet urëlidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Image
Dafina Berisha, kandidatja për zgjedhjet parlamentare në Gjermani

Ajo thekson që momentalisht nuk ka kandidatë shqiptar për parlamentin gjerman.

“Asnjë me prejardhje shqiptare nuk është pjesë e Parlamentit Gjermanë, është mëse e nevojshme zëri ynë të dëgjohet në Parlament, do të angazhohem të krijoj ura lidhëse në mes Kosovës dhe Gjermanisë. Është me rëndësi të veçantë që të krijojmë kontakte në mes të rinjve të Kosovës e Gjermanisë, një ndër to është Seminari i cili po organizohet nga Friedrich-Ebert-Stiftung në fillim të Korrikut në Kosovë ku do të jem trajnuere me disa aktivistë të Jusos nga Hamburgu kjo është një ndër angazhimet e mia për Komunitetin shqiptar”, u shpreh Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat