Deklaratat e ambasadori Kosnett, ja çfarë mesazhe ka përçuar për pozitën dhe opozitën

Politika

Deklaratat e ambasadori Kosnett, ja çfarë mesazhe ka përçuar për pozitën dhe opozitën

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:19
Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë disa paralajmërime për politikanët në Kosovë.

Ai në një intervistë për media, ka potencuar se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Përveç kësaj, Kosnett ka thënë se ndihma e shteteve të Quinti nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Lidhur me këto deklarata, analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se çfarë mesazhe ka përçuar ambasadori Kosnett për pozitën dhe opozitën.

“Mesazhet e Ambasadorit amerikan sot, janë më se të qarta. Ketë mesazh duhet urgjentisht ta kuptoj Kryeministri Kurti dhe militantet e tij, duke filluar nga Presidenca. Poashtu mesazhin duhet ta kuptoj edhe opozita, e cila duhet të jetë me e gjallë dhe me e zëshme karshi dështimeve të vazhdueshme e posaçërisht karshi qasjes destruktive qeveritare, duke ngritur zërin dhe duke ofruar ide alternative kreative për qytetarët dhe për vendin”, ka deklaruar Duhanaj për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka treguar se përveç politikanëve, ambasadori Kosnett ka dhënë mesazh edhe për qytetarët e Kosovës.

“Mesazhet diplomatike, duhet të kuptohen nga të gjithë, edhe nga qytetarët, e mos të presim që në një të ardhme të afërt SHBA të na i  shpallë Non Grata edhe krerët e shtetit”, ka theksuar Duhanaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat