“Dhënia shpirt e PDK-së dhe AAK-së nga goditja e fuqishme” dhe shkarkimi i Valdete Dakës, ky është parashikimi për Abdixhikun

Politika

“Dhënia shpirt e PDK-së dhe AAK-së nga goditja e fuqishme” dhe shkarkimi i Valdete Dakës, ky është parashikimi për Abdixhikun

Nga: N.Sh Më: 23 qershor 2021 Në ora: 20:45
Valdete Daka

Një ndër temat më të përfolura në Kosovë, ditëve të fundit, është shkarkimi i kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.

Daka u shkarkua nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila menjëherë e vendosi kreun e ri në krye të KQZ-së.

Opozita po e kundërshton ashpër këtë veprim të Presidentes, derisa PDK-ja ka mbledhur disa nënshkrime ku pritet që rastin ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Mirëpo, nënshkrimet për këtë rast ende nuk i ka dhënë LDK-ja, edhe pse e ka kritikuar shkarkimin e Dakës.

Në anën tjetër, prof. Dr. Binak Maxharraj thotë se, shkarkimi i Dakës është me vend dhe i shumëpritur i presidentes Osmani, pasi që dihet për skandalet dhe aferat e Valdete Dakës sa ishte në krye të KQZ.

Sipas tij, Valdete Daka ishte e njëanshme gjatë gjithë procesit të çdo zgjedhjeve, e një anshme e kapur nga politika e krimit të organizuar e cila edhe e kishte sjellë në këtë pozitë.

“Ishin skandaloze dhe të mjerueshme, neveritëse e gjithë procedura e numërimit të votave. Asaj iu deshën jo me javë, por edhe me muaj të shpallte rezultatin ne Kosovën e vogël ku kishte me pak se një milion votues. Daka i bënte këto skandale gjatë numërimit sipas urdhrave të bosave te saj. Votat le që numëroheshin, por ato edhe rinumëroheshin, por edhe ato të rinumëruara përsëri rinumëroheshin disa herë derisa e nxirrte rezultatin e porositur. Më e dëmtuara në këtë proces ishte diaspora së cilës i dhunohej vota. Mu për këtë arsye presidentja e ka ushtruar të drejtën e vetë kushtetuese dhe konform kushtetutës edhe e ka shkarkuar ligjërisht Valdete Dakaj nga posti i kryetares se KQZ”, thotë Maxharraj.

Pas shkarkimit të saj, sipas tij jehuan zërat e mafiozëve politik të atyre partive të cilat edhe e kishin kurdisë Valdete Dakajn në postin e kryetares së KQZ.

“Më e zëshmja ishin ato parti si PDK dhe AAK të cilat që nga 14 shkurti 2021 janë duke dhanë shpirt nga goditja e tmerrshme që ua dha populli duke i gjuajt si stërvinat në opozitë, që si të tilla qe nga ajo kohë nuk po munden të marrin veten janë bërë si bishat e egra. Më e zëshmja është PDK e servilit Enver Hoxhaj i cili as se si të menaxhoj me partin siç duhet drejt reformave por kacavirret dhe përqyrravet kishe po them diçka duke e kritikuar qeverinë Kurti pa kurrfarë baze. Enver Hoxhaj e ka nisë mbledhjen e nënshkrimeve qe shkarkimin e Valdete Dakajn nga presidentja Vjosa Osmani ta qojë në Kushtetuese, por nënshkrimet e PDK dhe të AAK nuk janë të mjaftueshme që të niset një iniciativë e këtillë. Enver Hoxhaj po kërkon ndihmë edhe nga LDK e cila deri më tani po heshtë”, pohon ai.

Maxharraj thotë se mirë është që LDK po heshtë, por edhe më mirë është që kryetari Lumir Abdixhiku mos ta përkrah PDK në këtë drejtim.

“Mos të bëhet vasal, mos të bëhet patericë e PDK me i dalë në ndihmë për kërkesat e saj makabre. Lumiri nuk guxon të shkelë ne dërrasë të kalbët të PDK dhe të bashkëpunoj me të në këtë drejtim. Dihet mirë se vasaliteti i LDK me PDK i ka kushtuar shtrenjtë sidomos gjatë udhëheqjes së LDK nga Isa Mustafa sa që shkoj aq larg, sa që fitohej përshtypja se më LDK po udhëheqë Hashim Thaçi e jo Isa Mustafa i cili e shkatërroi LDK për interesat e veta dhe të Klanit të tij kundër qëndrimeve dhe parimeve të LDK që të mos e bëjë një gjë të këtillë. Dhe krejt kjo rezultoi që Isa Mustafa e solli LDK në vetëm 13% në zgjedhjet e fundit që u detyrua të tërhiqet nga pozita e kryetarit të LDK. Besoj që Lumir Abdixhiku nuk e dëshiron të njëjtin fat si të Isa Mustafës. Lumiri në këto lojëra politike duhet të këtë marr, mësim se çfarë do ta gjejë nëse e “luan bishtin me PDK”. Pra, Lumiri duhet ti mbajë duart larg PDK e cila edhe ashtu është duke dhanë shpirt si parti, ti ikë çdo bashkëpunimi me PDK e korruptuar përmes aferave e skandale të ndryshme e deri te ajo afera Pronto”, thekson profesori.

Maxharraj e sugjeron Lumir Abdixhikun që të mos shkelë ne dërras te kalbët të PDK duke i dhënë nënshkrimet për Kushtetutë për shkarkimin e Valdete Dakaj.

“Nëse Lumiri vepron pro kërkesës së PDK atëherë atë e rroj dreqi do ta këtë fatin e Isa Mustafës në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Do të jetë kjo edhe një katastrofë për LDK. Por besoj se Lumir Abdixhiku është aq i mençur sa që të mos e bëjë një veprim të këtillë”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat