Çka i bëri Kurti të qartë Borrellit dhe Lajçakut? Analisti: Serbisë i mbetën dy opsione

Politika

Çka i bëri Kurti të qartë Borrellit dhe Lajçakut? Analisti: Serbisë i mbetën dy opsione

Nga: A.Z Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:12
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë Forumit të Prespës për Dialog në Ohër Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë takim, analisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se takimi i Kurtit dhe Lajçak nuk do të ketë ndonjë përparim në dialog, madje Bytyçi thotë se Kurti nuk mund të ketë frikë për të bërë koncensione ndaj Serbisë, siç ka ndodhur më herët.

“Takimi i Kryeministrit të Kosovës, me përfaqësuesin special për dialogun Kosovë - Serbi, nuk do të shënojë ndonjë përparim të dukshëm të dialogut. Tani z.Kurti i ka bërë me dije edhe z. Lajqak dhe z. Borel, se Serbia nuk mund të llogarisë se Kosovës do t'i bëjë koncesione tjera. Z.Kryeminstër i Kosovës Albin Kurti, nuk ka frikë se mund të shantazhohet nga Ndërkombëtarët për t'i bërë koncesione Serbisë, siç i'u ka ndodhur kryenegociatorëve tjerë të Kosovës në të kaluarën”, tha Bytyç.

Më tej theksoi se Serbisë i kanë mbetur dy opsione, së pari të pranoj Kosovën dhe ta lë Kosovën një konflikt të ngrirë, e që i pamundëson integrimin në BE.

Bytyçi thekson se nëse shtetet Ballkanike janë në dakord për t’iu Bashkuar Minishengenit Ballkanik, atëherë do të jetë interes i madh ekonomikisht ndaj Serbisë, sepse Serbia më pas do i dominoj ekonomit e shteteve të Minishengenit.

“Serbisë i mbetën dy opsione: 1 .ta pranojë shtetin e Kosovës, përkatësisht 2. Të len Kosovën një konflikt të ngrirë. OPSIONI i fundit i Serbisë i pa mundëson integrimin në BE, i cili është interes madhor i shtetit Serb. Serbia me inciativën dhe përkrahjen e Shqipërisë po mundohet ta kompensojë pa mundësin e intgremit Europian me Minishëngenin Ballkanik të Edi Ramës Kryeminstrit aktual të Shqipërisë. Nëse të 6 shtetet Ballkanike do të bijnë në dakord për t'iu Bashkuar Minishëngenit Ballkanik, ky do të jetë një interes shumë i madhë ekonomik i Serbisë, sepse prodhimet Serbe dhe fuqia ekonomike e Serbisë do t'i dominojë ekonomit e të gjitha shtetëve anëtare të Minshëngenti, nuk ishte i rastësishëm kundërshtimi i Minishëngenit nga Kryeministri Kurti në takimin e 6 shtetëve Ballkanike”, ka përfunduar Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat