Nuk e njeh Kosovën, por është pro liberalizimit të vizave, zbulohet qëllimi i Vuçiqit

Politika

Nuk e njeh Kosovën, por është pro liberalizimit të vizave, zbulohet qëllimi i Vuçiqit

Nga: A.Z Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:16
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka befasuar me qëndrimin e tij pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Por, Vuçiq ka shtuar se nuk tregon arsyen pse është pro. Megjithatë, deklarata e Vuçiqit është me hile.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se propozimin e Vuçiqit nuk duhet as besuar dhe as dëgjuar, sepse qëllimi i tij, sipas Mehazit është që të zbrazet Kosova që të manipuloj më lehtë Vuçiq në Kosovë.

Tutje shton se fjalët e tij nuk duhet besuar asnjëherë, madje një personi të tillë i cili vazhdimisht deklaron se nuk do e njohë Kosovën.

“Liberalizimin e vizave që e do presidenti i Serbisë Vuçiq për Kosovën le të jetë për qytetarët e Serbisë e jo për Kosovën, pastaj ai nuk është kurrfarë faktori për liberalizimin e vizave, pasi dihet se kush liberalizon vizat, BE-ja e jo halli i Vuçiqit, propozimin e tij as që duhet dëgjuar e jo më besuar. Qëllimi i tij dihet, ai kurrë nuk ua do të mirën qytetarëve shqiptarë të Kosovës, kuptimi i liberalizimit të vizave i Vuçiqit për Kosovën është që të zbrazet sa më shumë për të manipuluar ai më lehtë me elitën politike të Kosovës. Fjalët e kriminelit të tragjedisë së Bosnjës dhe Kosovës, Vuçiq, kurrë nuk duhet besuar, si t'i besojmë personit që sa herë deklaron se kurrë nuk do ta njoh Kosovën si shtet. Liberalizimi i vizave i Vuçiqit për qytetarët e Kosovës e ka kuptimin, kah sytë atje dhe këmbët për kosovarët. Liberalizimin që do ai qoftë për qytetarët e Serbisë e jo për Kosovarët”, deklaroi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat