LDK e bindur në fitore

Politika

LDK e bindur në fitore

Nga: A.M. Më: 5 gusht 2021 Në ora: 21:56
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur që do të fitojë Komunën e Kamenicës. Kështu i është përgjigjur gazetës “Bota sot” Jeton Biqkaj, kandidat për kryetar të Kamenicës nga LDK-ja.

Po ashtu, ai ka potencuar se kjo komunë ka mbetur mbrapa në shumë fusha.

“Po sigurisht që po, me programin që do të paraqesim, ekipin e asamblistëve dhe bashkë me elektoratin rugovian jemi të bindur në fitore. Për këto 8 vite kemi parë që komuna e jone ka mbet mbrapa në shumë fusha”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Biqkaj ka theksuar se janë në proces të hartimit të programit.

“Jemi në proces të hartimit të programit i cili do të jetë në harmoni me nevojat e qytetarëve, i realizueshëm dhe do të jetë në harmoni me mundësitë buxhetore që i ka Komuna e jonë”, ka deklaruar Biqkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat