Këta janë 9 kandidatët për kryetarë të komunave që kanë probleme me ligjin

Politika

Këta janë 9 kandidatët për kryetarë të komunave që kanë probleme me ligjin

Nga: A.M. Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:20
Ilustrim

Shpesh herë është kërkuar që të bëhet kapja e peshqve të mëdhenj dhe largimi i tyre nga skena politike.

Por, si duket këto janë vetëm thirrje të kota, kjo pasi që shumë zyrtarë politikë vazhdojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

Një gjë të tillë e dëshmon më së miri edhe listat e partive politike për zgjedhjet lokale, që priten të mbahen më 17 tetor, shkruan "Bota sot".

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave të cilët kanë probleme me ligjin.

Sipas të gjeturave të KDI-së gjithsej janë 9 kandidatë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive.

Partitë të cila kanë më së shumti kandidat të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK-ja dhe PDK me nga tre kandidatë, LVV me dy kandidatë, kurse Nisma me vetëm një kandidat.

“Një (1) kandidat i cili në tri (3) vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një (1) kandidat me një dënim më të vjetër se tri (3) vite derisa nëntë (9) kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive”, thuhet në njoftimin për media.

Nga AAK-ja këta janë kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin: Faton Jakupi, Rrustem Berisha, Zenun Elezaj.

Ndërkaq, nga PDK-ja këta janë kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin: Murtez Zekolli, Sami Lushtaku, Sokol Bashota. 

Kurse, nga VV-ja këta janë kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin: Mimoza Kusari Lila, Valon Ramadani,

Sa i përket, kandidatit të Nisma që ka problem me ligjin është Zafir Berisha.

Ndërkaq, nuk është raportuar nga KDI se ndonjë kandidat nga radhët e LDK-së që ka probleme me ligjin.

Image
Këta janë 9 kandidatët për kryetarë të komunave që kanë probleme me ligjin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat