Analisti jep emrin e politikanit që aprovoi korrigjimin e kufijve të Kosovës

Politika

Analisti jep emrin e politikanit që aprovoi korrigjimin e kufijve të Kosovës

Nga: M.H. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Ditë më parë, nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, deklaroi se kabineti i Kurtit është i paqartë në veprime.

Ajo thotë se me Serbinë kërkohet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do të çojë në njohje të ndërsjellë.

Ndërsa ka kritika edhe për procesin e shkarkimit dhe vonesat në emërimin e ambasadorëve të rinj, si dhe për menaxhimin e situatës me pandeminë.

Në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, analisti politik, Ruzhdi Peçani, i cili u shpreh se çdo qeveri është kritikuar nga opozita dhe nuk ka qeveri e cila nuk bën gabime, mirëpo opozita në këtë rast nuk duhet të kritikojë për gjërat që personalisht vetë i ka bërë.

Ai i kujton nënkryetares nënshkrimin e marrëveshjes së Mustafës në vitin 2015 për Asociacionin e komunave serbe e që vazhdon të jetë një gabim shumë i madh.

Image
Ruzhdi Peçani

Gjithëherë, ndaj çdo qeverie ka hapësirë të kritikohet nga opozita. Nuk do ketë qeveri që nuk do bënte lëshime apo gabime, qofshin edhe më të voglat. Dhe për këtë në jetën parlamentare qëndron opozita, që të bëjë kritkë – po të jetë ajo kritikë konstruktive, e argumentuar. Dhe kjo zonjë e di mjaft mirë se tek dialogu “sharra ka hasur në gozhdë” tek Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pra tek Marrëveshja e 2015, marrëveshtje shumë e dëmshme kjo për Kosovën që po i rri Kosovës si “shpatë Demokleu”. Këtë e kishte bërë ish kryeministri Isa Mustafa, së paku para pak kohësh ishte prononcuar se “ishte një gabim i madh”, por ja që këtë nënkreytarja nuk e përmend, as që e kishin bërë ndonjëherë por i thurnin elozhe dhe i dhanë epitetin “kryetar nderi”, u shpreh ai.

Tuje, analisti i kujton LDK-së edhe aprovimin e tyre që të ketë shkëmbim të territoreve e thënë se të njejtin aprovim nuk e ka tërhequr Mustafa mirëpo më vonë e quajti atë mendim personal dhe jo të LDK-së.

Analisti thekson që të bërit opozitë nuk është negative mirëpo të bërit drejtë e jo të kritikojë pa fakte.

Kjo deklaratë e nënkryetares, sikur i rikujton Qeverisë se njohja duhwt të jetë në po këta kufij që janë.Por edhe për këtu kishin qëndruar të nemitur kur dhe tani nënkryetari i LDK, pajtohej për korrigjim kufijsh dhe shkëmbim territori, këtë duhet t'ia drejtojë kolegut nënkryetar, se a qëndron po në ato pozita, ngase nuk është deklaruar se kishte ndrruar mendimin, duke thënë se ky është mendim personal, jo i LDK-së. Dhe e gjithë kjo, pasojë e asaj se dhe LDK ka topitur tehun e të bërit opozitarizëm konstruktiv. Të bërit opozitë konstruktive është shpirti i demokracisë parlamentare. Pa opozitë nuk mund të ketë as Parlament. Por jo opozitë që në vazhdimsi shef “zi e terr”, përfundoi Peçani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat