Kjo është arsyeja se pse mërgimtarët po heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Politika

Kjo është arsyeja se pse mërgimtarët po heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Nga: A.Z Më: 19 shtator 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Sipas disa statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetësinë e Kosovës për 9 muaj, e kanë braktisur më shumë se 3000 qytetarë, ku shumica këtë e bënë për të fituar shtetësinë gjermane.

Ky lajm ka nxitur reagimin e Astrit Rracit, djalit të ish kryetarit të Komunës së Klinës Ismet Rraci.

“Përderisa shtete të fuqishme si Spanja e Turqia nuk lejojnë që qytetarët e tyre të tërheqin nënshtetësinë, Kosova jonë e dashur e bënë këtë pa përtesë i bëjë thirrje kryetarit të LDK-së z. Lumir Abdixhiku , që si lider i partisë së djathtë (konservatore) të iniciojë sa më parë ligjin ku Kosova nuk lejon shkëputjen nga nënshtetësia të qytetarëve të saj, së paku deri në gjeneratën e 3-të”, ka shkruar Astrit Rraci.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se mërgimtarët po konsiderohen vetëm financues, ai gjithashtu theksoi se, me normat ligjore, qytetari ka të drejt të jetoj kudo që dëshiron.

“Mërgimtarët po konsiderohen nga shteti vetëm financues, asgjë tjetër ikja e qytetarëve të Kosovës nga vendi për të marrë shtetësi tjetër në vendet e UE dhe përtej oqeanit është duke ndodhur më të madhe dhe pritet që të vazhdojë. Qytetarët e kërkojnë lirimin nga nënshtetësia e Kosovës për të marrë nënshtetësi tjetër. Me normat tashmë në fuqi është e drejtë e çdo qytetari të jetoj kudo dhe të marrë nënshtetësinë që dëshiron. Kudo në UE me nënshtetësi po kalohet më mirë. Kështu edhe është rritur numri që e marrin nënshtetësinë tjetër. Me atë po realizojnë shumë të drejta. Mirëpo, ka mundësi që të drejtat të realizohen edhe me nënshtetësi të Kosovës në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Mbi atë e marrin të drejtën e qëndrimit të përhershëm dhe nënshtetësia nuk paraqitet problem. Kjo kështu shumë rrallë po realizohet”, tha ai.

Tutje Kelmendi ka shtuar se ikja nga vendlindja është shumë e dëmshme, andaj sipas tij, duhet të kërkohet që të forcohet lirimi nga nënshtetësia, por që për këtë i takon pushtetit që të marrë masa.

“Po ikin me të madhe nga vendlindja. Këtu duhet shteti të bëjë diçka? Kështu si është shumë e dëmshme. Kërkohet që të forcohet deri në pamundësi lirimi nga nënshtetësia. Ka mundësi të thellimit ligjor për mos lirim të lehtë dhe ka mundësi të ndalojë tërësisht lirimin nga nënshtetësia. Këtej kërkohet edhe të veprohet. Përndryshe, kemi ikje të mëdha dhe atë përgjithmonë edhe në aspektin juridik me nënshtetësi. I takon pushtetit të merr masa këtu dhe të gjejë modalitetet për mbajtjen e shtetësisë së Kosovës. Ne shumë duhet punë sqaruese”, shtoi ai.

Më tej, ai ka theksuar se shteti duhet të jetë prezent ku do, madje edhe duhet të hapen shkollat dhe klube shqiptare në perëndim, pra shteti të punojë për diasporën.

Kelmendi potencoi se shteti nuk po i interesojnë mërgimtarët, ata janë vetëm financues.

“Më shumë duhet të hapen shkollat dhe klube shqiptare në perëndim me ndihmën e shtetit. Kudo duhet shteti të jetë prezentë, ku jetojnë e punojnë qytetarët shqiptarët. është e domosdoshme të rriten sqarimet dhe ndihmat për qytetarët tanë nëpër bot. Në punën e pushtetit për diasporë kërkohet të punojnë profesionalistët, ata që e njohin mërgimin dhe dinë se si të punohet me mërgimtar! Shteti ka mundësi të rritë ndikimin pozitiv dhe kështu edhe vullnetin për të mbetur nënshtetas të Kosovës. Vetëm pushteti i ka këto kapacitete dhe këtu është dështimi. Shtetit nuk i interesojnë mërgimtarët. Ata për shtetin janë vetëm financues. Asgjë tjetër”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat