Serbia është në kurthin e saj, Kosova në të drejtën e saj/Kështu duhet të veprojë Kurti me Rakiqin

Politika

Serbia është në kurthin e saj, Kosova në të drejtën e saj/Kështu duhet të veprojë Kurti me Rakiqin

Nga: A.Z Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:16
Goran Rakiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Goran Rakiq, i cili vjen nga Lista Serbe që dirigjohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar ndihëm e tyre pas ngjarjeve në veriun e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti vendosi reciprocitet në targa.

E për këtë, Rakiqi ka kërkuar nga Vuçiqi që të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, që sipas tij, serbët këtu janë të rrezikuar nga njësitë speciale.

Për këtë, ka reaguar kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili urgjentisht kërkon shkarkimin e Rakiqit.

Lidhur me këtë, Rexhep Shahu ka deklaruar se vendimi për reciprocitetin i jep dinjitet shtetit të Kosovës. Ai thotë se autoritete e Kosovës e kanë për detyrë të jenë serioz, dhe të mos i vërtetojnë pëshpërimat se Kosova merr urdhra nga Serbia.

Tutje shtoi se edhe nëse hiqet ministri serb nga Qeveria e Kosovës, prapë një tjetër si ai do të vjen.

Image
Rexhep Shahu

“Vendimi i vonuar për zbatimin e reciprocitetit është shumë i mirëpritur dhe i jep dinjitet shtetit të Kosovës, e pohon atë. Thirrjet patetike të serbëve, ministra ose jo, President pse jo, janë melodia e radhës dhe tentativa e radhës për tu viktimizuar nga xhelatë që janë. Autoritetet e Kosovës kanë detyrë vetëm të jenë serioze dhe të mos zhgënjejnë pritshmëritë e njerëzve, të mos vërtetojnë pëshperimat se Kosova merr urdhra në Serbi. As të mos tentojë kryeministri Kurti ta privatizojë si aksion të tijin personal këtë vendim të hershëm të pazbatuar. Ministri serb i qeverisë së Kosovës edhe të hiqet një tjetër si ai do të vihet. Serbia është në kurthin e saj, Kosova në të drejtën e saj”, ka potencuar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat