Kërcënimet e Serbisë/ ‘Godet’ Gazmend Halilaj: Aksioni i vitit 2011 dështim total, vendimi i Kurtit shumë pozitiv për Kosovën!

Politika

Kërcënimet e Serbisë/ ‘Godet’ Gazmend Halilaj: Aksioni i vitit 2011 dështim total, vendimi i Kurtit shumë pozitiv për Kosovën!

Nga: N.Sh. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 14:15
Gazmend Halilaj

Të hënën e kaluar, Qeveria e Kosovës, mori vendim për reciprocitet në targa kundër Serbisë.

Ky vendim i Qeverisë në Kosovë është pritur jashtëzakonisht mirë, por serbët janë acaruar.

Acarimin e serbëve po e shfaq edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq i cili kërcënoi hapur Kosovën me luftë.

Me urdhrin e serbëve rrugët në veriun e Kosovës, janë bllokuar, ku qyetarët serbë po qëndrojnë si shenjë proteste.

Vendimin e Qeverisë Kurti, po e mbështet fuqishëm edhe ish-ushtari i UÇK-së, avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

Ai shprehet se ky vendim i Qeverisë Kurti nuk është i njëjtë me atë vendimin e vitit 2011 kur u vra polici i Kosovës, Enver Zymberi.

Vendimi i Qeverisë Kurti është një prej vendimeve më të mira. Unë e vlerësoj si hap pozitiv dhe shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, sidomos në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin tonë. Ky vendim nuk është i njëjtë sikurse ai vendimi i vitit 2011, kur edhe humbëm një polic të Kosovës”, shprehet Halilaj për gazetën “Bota sot”.

Halilaj thotë se, në vitin 2011 Qeveria e Kosovës, u tha qytetarëve se ‘ne nuk mundemi më shumë dhe po lëshojmë pe’.

Qeverie e atëhershme në vitin 2011, u tërhoq dhe në atë mënyrë u tha qytetarëve se më shumë nuk munden, prandaj po duhet të tërhiqen. Ai ishte një prej vendimeve më të dëmshme që i janë bërë Kosovës. Pas asaj, pastaj në forcat e Policisë së Kosovës në veri, u kyçën paramalitarët serbë, pjesëtarët e MUP-it të cilët me vendimin e Qeverisë tash janë pjesë e Policisë. Ata janë të njëjtit, ata kriminelë që ishin kundër Kosovës, por që tash i shfrytëzojnë edhe institucionet e Kosovës, për të vepruar kundër vet shtetit të Kosovës, që marrin edhe pagë. Ata vetëm uniformën e kanë ndërruar por jo edhe mënyrën e tyre të të vepruarit”, thotë Halilaj, i cili e kritikon ashpër edhe faljen e të gjitha krimeve që janë  bërë pasluftës, e që përfituan sidomos strukturat paralele në veri.

Halilaj tutje thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të tërhiqet prej vendimeve të saj.

Unë e ftoj Qeverinë e Kosovës, dhe kryeministrin Albin Kurtin që mos të tërhiqet nga vendimi që ka marrë. Mundet që Policia të largohet nga veriu dhe rrugët të hapën nga ana e serbëve, por reciprociteti duhet të vazhdojë. Andaj, unë kërkoj që edhe në pikat tjera të marrëveshejve që nuk po zbatohen nga ana e shtetit serb, Kosova të marr vendim për secilën duke iu përgjigjur Serbisë me reciprocitet. Kjo pasi, ka shumë marrëveshje të nënshkruara e që nga ana e Kosovës janë zbatuar në përpikmëri, kurse nga ana e vet shtetit serb, edhe pse i kanë nëshkruar nuk i zbatojnë”, potencon ai.

Halilaj thotë se propaganda e Serbisë prë luftë tashmë ka përfunduar dhe nuk duhet besuar se ata mund të ndezin përsëri luftën me Kosovën.

Ne kemi KFOR-in në Kosovë. Me Rezolutën 1244 ata po qëndrojnë në Kosovë ku janë të detyruar të ruajnë paqen dhe qetësinë këtu. Ata duhet të përkujdesën edhe për veriun dhe qytetarët në atë pjesë. Kosova duhet të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës, dhe këtë duhet ta bëjë sa më shpejt. Përveç kësaj, Kosova duhet të marr edhe veprime konkrete dhe urgjente në kapjën e kriminelëve që sundojnë veriun dhe përçajnë serbët duke mos lejuar të jetojnë jetën e tyre normale atje. Edhe serbët janë të kërcënuar prej disa grupeve kriminale që veprojnë dhe bëjnë krim të organizuar e korrupsion si dhe kontrabandë në veri. Posa të kapën këto grupe kriminale atëherë edhe veriu i Kosovës do të jetë më i qetë”, thotë Halilaj.

Avokati tutje ka kritikuar edhe shoqatat e luftës që nuk kanë shprehuar interesim për veriun edhe pas kësaj situate të nxetë që po vazhdon të mbetet.

Edhe shoqatat e luftës, besoj e dini për kë e kam fjalën. Është e çuditshme se si nuk e thanë asnjë fjalë në këtë kohë kur Serbia po i ngritë aeroplanët dhe helikopterët pranë kufirit të Kosovës, në shenj revolte dhe kërcënuese për Kosovën. Këto shoqata paslfutës i bënë 60 mijë veteranë, derisa në kohën kur vendi kërcënohet nga shteti dhe kriminelët serbë ata janë të firkësuar, apo janë të kërcënuar nga dikush prej tyre që mos të bëjnë zë. Një gjë është e sigurt, se po të ndizet luftë kundër Serbisë, prapë do të mbesim ne luftëtarët që luftuam në vitin 98-99 e që ishim një pjesë e vogël, e këtij numri të madh të veteranëe. Pjesa tjetër tashmë dihet se ku ishin dhe ku luftuan...”, përfundon avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat