Tryeza e kryetarëve të kuvendeve shqiptare/ Vjen kërkesa kjo kërkesë për takimin e radhës

Politika

Tryeza e kryetarëve të kuvendeve shqiptare/ Vjen kërkesa kjo kërkesë për takimin e radhës

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 22:49
Pamje nga takimi

Dy Parlamentet  të themelojnë një Komision Parlamentar të përzier për shqiptarët jashtë kufijve

Të hënë është mbajtur për herë të parë tryeza e Kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj tryeze foli kryetarja e Kuvendit, të Shqipërisë, Lindita Nikolla. tha se tryeza e parë e Kryetarëve të Komisioneve është hapi i parë i institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar.

Profesori Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot”, e ka mirëpritur mbajtjen e kësaj tryeze.

“Është një lajm i mirë më datën 08.10.2021, është mbajtur tryeza e parë e Kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.  Vetëm bashkëpunimi i thellë, i përafërt, zgjerim e shumëfishim bashkëpunimi miqësor e vëllazëror duke përcaktuar prioritete në interes jo vetëm të këtyre dy shteteve, por gjithë shqiptarëve në hapësira shqiptare dhe diaspora do të sjellë rezultate konkrete”, ka thënë ai.

Image
Refik Hasani

Profesori ka vlerësuar se në takimin e radhës duhet të hartojnë një agjendë të përbashkët të takimeve dhe pikave të rendit të punës që do të trajtohen bashkërisht.

“Angazhimi i Kryetarëve të  Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe Kryesisë së dy Kuvende dhe Kryetarëve dhe Komisioneve Parlamentare do të sjell hapa konkret dhe qeveritë e dy shteteve do të kenë më lehtë të arrijnë deri te marrëveshjet dhe veçmas zbatimin e tyre. Takimi i radhës duke kërkuar publikisht pres të hartojnë një agjendë të përbashkët të takimeve dhe pikave të rendit të punës që do të trajtohen bashkërisht dhe takimet e dy Kryetarëve dhe Kryetarëve të Komisioneve parlamentare dhe Kryesisë  së dy Kryesive të Kuvendeve do të duhej të jetë të rregullta, sikur edhe takimet e dy qeverive do të duhej të jen të rregullta”, ka theksuar ai.  

Më tej, Hasani ka treguar se edhe në cilat fusha duhet të përafrojnë bashkëpunimin.

“Bashkëpunimi i dy kuvendeve  do të duhej të jetë më intensiv dhe do të duhej të presim me rezultate të pritshme, dy legjislativet do të duhej të afrojnë  përafrimin e legjislacionit, por edhe në arsim, trashëgimi, financa publike, investimeve, shkëmbimeve tregtare, sigurisë dhe mbrojtjes, kërkimit shkencor, kulturës, medias, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, bashkëpunimit me diasporën, mbështetjes së veprimtarive prodhuese e sipërmarrjes private, administratës publike, bujqësisë e zhvillimit rural, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, infrastrukturës dhe transportit, energjisë, qeverisjes vendore”, ka vlerësuar ai.

Po ashtu, Hasani ka një kërkesë për të dyja kuvendet shqiptare.

“Dy Parlamentet të caktojnë  një pikë të rendit të punës dhe të diskutojnë dhe propozojmë që të dy Parlamentet Nacionale të themelojnë një Komision Parlamentar përzier për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë. Do të duhej të ngritin një sekretari të përbashkët që do të jetë e përhershme”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat