Albin Kurtit i vjen thirrja: Urgjentisht ta shkarkojë këtë Ministër, bëri tradhti...

Politika

Albin Kurtit i vjen thirrja: Urgjentisht ta shkarkojë këtë Ministër, bëri tradhti...

Nga: P.R Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:46
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, i ka bërë thirrje direkte presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të intervenojë në Kosovë, pasi gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës zhvilloi aksion kundër kontrabandës në veri të Kosovës.

Sipas Rakiqit, me këtë aksion “është mbushur gota” dhe serbët nuk do të durojnë më.

“Nuk e di se sa njerëz do të jenë në takim me Vuçiqin, ndoshta 10-15 mijë, por ne nuk mund të durojmë më e as nuk do të durojmë. Me këtë është mbushur gota. Do të kërkojmë konkretisht a mund të na ndihmojë apo jo, a dëshiron të na ndihmojë apo jo, por duhet ta kemi këtë informatë qysh sot, pasi për ne është çështje jetë a vdekje. Ka mbetur të na marrin edhe ajrin, më nuk do të lejojmë ”, ka thënë ministri i qeverisë Kurti, Goran Rakiq, para së të nisej sot për në Rashkë, ku u takua me Aleksandër Vuçiqin.

E këtë veprim të një ministri të Kosovës, analisti politik Faton Mehnmeti e quan tradhti ndaj vendit.

Image
Faton Mehmeti

“Thirrja e sotme e Goran Rkiqi që bën thirrje që një shtet tjetër të sulmoj shtetin në të cilën ai është ministër, është tradhti, shkel sovranitetin, me këtë rast duhet jo vetëm të shkarkohet por edhe të dënohet nga organet e drejtësisë. Rakiqi sot ka bërë thirrje për luftë, kjo gjë dënohet me të gjitha konventat ndërkombëtare”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti duhet ta shkarkojë menjëherë Goran Rakiqin nga pozita e Ministrit.

“Ai nuk meriton asnjë sekonda të rrijë aty, duhet të shkarkohet menjëherë. Kryeministri Kurti sa më shpejt të shkarkojë Rakiqin, një ministër i tillë që bën thirrje për luftë anit Kosovës shkel sovranitetin, me pak fjalë thyen çdo parametër juridik , me që rast edhe duhet të dënohet. Shkarkimi është e para, pastaj të tjerat”, deklaron për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Kujtojmë se gjatë aksionit në Veri të vendit, Policia ka njoftuar se janë lënduar 6 policë, ndërkohë që në gjithë vendin për kontrabandim me mallra ka arrestuar tetë persona e është në kërkim të pesë të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat