Vjen reagimi për shkarkimin e Rakiqit, “Kushdo që vjen pas tij, do të jetë i njëjtë”

Politika

Vjen reagimi për shkarkimin e Rakiqit, “Kushdo që vjen pas tij, do të jetë i njëjtë”

Nga: A.Z Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:59
Goran Rakiq

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti po i kërkohet që të shkarkoj kreun e Listës Serbe, ministrin e Qeverisë, Goran Rakiq.

Një kërkesë të tillë e ka edhe kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti. Kjo kërkesë e Kurtit vjen pas deklaratave të Rakiqit i cili ka reaguar ashpër ndaj Kosovës, pas aksionit të ditës së djeshme në veri, aksion ky për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës me produkte serbe.

Kurti thotë se Rakiq nuk e njeh shtetin e Kosovës, por merr rrogën nga taksapaguesit tonë dhe punon për interesat e Serbisë.

Lidhur me këtë, jursti Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se edhe nëse Rakiq shkarkohet, prap në vend të tij do të jetë një i njëjtë.

Sipas tij, ai duhet të shkarkohet vetëm nëse është i përfshirë në kontrabandë.

“Nuk ka donjë rëndësi se a shkarkohet apo jo? Dihet kush janë lista serbe, kush do që vjen tjetër pas Rakqit është i njëjtë, zaton urdhëratë e Beogradit në Kosovë. Nëse është i përfshirë në kontraband Rakiq, atëherë duhet të shkakrohet, këto gjërat tjera janë të dijshme”, deklaroi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat