Ish agjenti i SHIK-ut: Ja kush është grupi për të cilin foli Jack Smith, kjo është lidhja me Thaçin e Veselin

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut: Ja kush është grupi për të cilin foli Jack Smith, kjo është lidhja me Thaçin e Veselin

Nga: P.R Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:45
Prokurorët Cezary Michalczuk dhe Jack Smith

Menjëherë pas fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Prokurori i Specializuar, Jack Smith ka thënë se zhvillimi i këtij gjyqi është i nevojshëm pasi sipas tij ekziston një grup i vogël, por i fuqishëm në Kosovë do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar punën e Speciales.

“Ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith.

Por kush është ky grup që po vepron kundër Gjykatës Speciale? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, sipas të cilit, ky grup është i financuar nga nëntoka e SHIK-ut dhe PDK-së.

“Po prokurori Jack Smith ka plotësisht të drejtë, pasi në Kosovë eksponentë të PDK-së, të financuara në hije nga nëntoka, nga OLIGARKËT milionerët e korrupsionit, pastaj pas të njëjtit fshihen edhe pas OVL-së së UÇK-së, që më së paku është organizatë që i mbron luftëtarët e UÇK-së. Në fakt është organ i PDK-së, AAK-së dhe sidomos e SHIK-ut”, thotë Miftari.

Image
Naim Miftari

Sipas tij, puna e Gjykatës Speciale po pengohet me dokumentet të UDB-së dhe BIA-s serbe.

“Tentimi për ta komprometuar Gjykatën Speciale përmes disa shkresave të Tribunalit të Hagës me drejtësinë serbe shkresa që tribunali i bënë me gjithë shtetet përreth Kosovës letrat që iu ka dhënë ish UDB-BIA përmes postierëve të tyre dhe kanë përfunduar në OVL, pastaj ku njerëzit e SHIK-ut të Thaçit, Veselit kanë tentuar me i bashku, ku pos disa shkresave të Tribunalit si material komprometues kanë fut dosjet e SHIK-ut dhe deklarata vetëm të dëshmitarëve të zgjedhur kundërshtarëve të Thaçit, Veselit, dhënë UNMIK-ut dhe EULEX-it, pasi EULEX këto dosje i kishte dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku dihet se gjithë Prokurorët duke filluar në krye prokurori Lumezi, deri te prokurori i fundit janë shumica lodra të klanit Pronto dhe SHIK-ut të Thaçit, Veselit, Reqicës....”, shprehet ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Sipas tij, e gjithë kjo lojë po behët që të pengohen dëshmitarët kundër Thaçit dhe Veselit.

“Pra shumicën 99% nuk janë dosje të Tribunalit, por janë dosje të SHIK-ut dhe deklarata të dëshmitarëve të dhënë UNMIK-ut dhe EULEX-it që prokurorët e Thaçit dhe Veselit i kanë vjedhur nga sirtarët e tyre, pasi këto dosje nga proceset gjyqësore ju kishte dorëzuar EULEX Prokurorisë së Kosovës. Kurse krejt kjo lojë ishte bërë që të gozhdohen dhe të kërcënohen dëshmitarët e mundshëm kundër Thaçit, Veselit.... Dhe po të akuzohej nga Gjykatën Speciale në Hagë vetëm Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi apo Cali, jam shumë i sigurt se kurrë nuk do të bëhej kurrë ku teatër me kinse dosjet e GJS të Hagës që kushte qëllimin zhvlerësimin e kësaj gjykate dhe frikësimin e dëshmitarëve”, shpjegon më tej Miftari.

“Edhe sjellja e këtyre dokumenteve, dosjeve në OVL kinse nga njerëz të pa njohur është gënjeshtër pasi dihet mirë ku janë marr këto të vet quajtura “dosje” dhe dihet mirë me urdhër të kujt janë sjellë dhe kush i ka sjellë në OVL dhe dihet edhe QËLLIMI. Pastaj dihet edhe si KASENECAT e SHIK-ut të Thaçit e Veselit bënin shou mediatik nëpër studiot e komprometuara të tyre meditike në Kosovë ku përmendnin edhe emra dy raste Nasim Haradinaj ka përmendur edhe emrin tim, por mirë që nuk iu dha rasti me përmend edhe tri herë, edhe pse Haradinajn e kishin gënjyer shefat e tij sa i përket se unë kinse jam dëshmitar i Speciales në Hagë, pasi nuk jam dëshmitar gjerë më sot jo se jo”, shprehet më tej ish agjenti Miftari.

Ai thotë se në Gjykatën Speciale askush do të dënohet pa fakte, pasi shumica e të vrarëve që përmendën në aktakuzë janë shqiptarë.

“Por në gjykatë askush nuk do të dënohet pa fakte dhe pa dëshmi, askush nuk do të gjykohet pse ka luftuar për lirinë e Kosovës as nuk po gjykohet askush pse ka luftuar kundër Serbisë as nuk do të dënohen askush pse gjatë luftës kanë vrarë ushtar apo policë apo paramilitar të armatosur serb. Gjykimi ka të bëjë me mos respektimin e ligjeve të një lufte, të një konflikti të ndytë ku disa persona keqpërdoren luftën, keqpërdoren uniformen e UÇK-së. Unë e kam thënë edhe më parë se do të mbaja vullnetarisht burg të përjetshëm nëse Thaçi, Veseli... gjatë tërë luftës kanë vrarë polic, ushtar apo paramilitar serb. Mos të harrojmë se akuza për kinse qindra ato vrasjeve 99% nga viktimat në akuzë janë shqiptar, në pyetje është ndoshta vetëm një polic serb i zanun rob, krejt tjerët shumica janë shqiptar të Kosovës”, thekson Naim Miftari.

Ai shton se lufta e UÇK-së ishte luftë e shenjtë, por që u keqpërdor nga individë brenda UÇK-së.

“Sa i përket luftës dhe UÇK lufta jonë ishte shumë e drejt ishte luftë shumë e pastër, kurse UÇK bëri njërën nga luftërat më të pastra të mundshme në botë gjerë sot, gabime minimale dhe krime individuale klanore ka pas fat që janë pak por edhe mirë që dihet kush i ka bërë dhe kush i ka urdhëruar ato. Po te gjykoheshin në këtë gjykatë edhe eprorët serb dhe udhëheqësit e shtetit serb që kryen gjenocid, pastrim etnik dhe vrasje masive kundër nesh, sot Hashim Thaçi në këtë gjykatë do ta ndinte në barrën e tij se çka është dëshmia e një luftëtari një ushtarit, e një eprorit të ZKZ, të frustruar të UÇK-së nga padrejtësitë që i bëri pas luftës vendit dhe popullit tonë Hashim Thaçit me klanin e tij Pronto!”, përfundon për gazetën “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat