Publicisti zbulon tri bandat që zotëronin Kosovën/Përmend pazaret mes Thaçit dhe Pacollit

Politika

Publicisti zbulon tri bandat që zotëronin Kosovën/Përmend pazaret mes Thaçit dhe Pacollit

Nga: M.H. Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:21
Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi, foto arkiv

Javën që po lëmë pas kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë ka folur në lidhje me rikthimin e ish-presidentit, Thaçi, në pushtet.

Ai tha se Kosova ka nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçi, sepse, ndërtimi i shtetit të Kosovës sipas tij nuk ka përfunduar ende.

Kosova ka nevojë për presidentin Thaçi sepse njeriu që ishte person kyç në të gjitha proceset shtetërore është ndërtimi i një shteti të ri të Kosovës, një ndërtim që ende nuk ka përfunduar. Nuk akuzohen individët në Hagë, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të gjithë e dimë se misioni i saj ishte ta bënte Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, u shpreh në një intervistë Pacolli.

Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot”, ka folur publicist Idriz Zeqiraj, i cili në pika të shkurtëra tregoi një historik të jetës së Pacollit.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai fillimisht tregon se si u largua nga Kosova e më pas edhe martesat e tij që nuk i zgjatën shumë.

Fshatin kodrinor Marevc, e bëri të njohur Behgjet Pacolli, si vendlindje e tij. Ai u largua nga Kosova si adoleshent dhe sherbeu në shtëpinë e Titos, në Kalimegdan të Beogradit, siç e thotë vet ai "e kam pa Titon cullak (lakuriq)!" Është përfolur se vetura e Pacollit është parë, e parkuar, në Stutgart, pikërisht, në ditën fatale të ekzekutimit të tre veprimtarëve kombëtarë: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Pacollin nuk e kemi dëgjuar të jetë prononcuar për këtë përfolje. Një martesë e dytë, me këngëtarën e njohur italiane, Ana Oxa (Hoxha), me prejardhje krutane, i shtoi namin edhe biznesmenit Behgjet Pacollit. Kjo martesë ishte bashkëjetesë e shkurtër. Ndoshta pse arti ka epërsinë e biznesit. Jehona e kësaj martese, zgjati aq sa jehona e një dasme”, u shpreh ai.

Më tej, publicisti për martesën e Pacollit me një nuse ruse e mirëkupton duke u shprehur që gratë ruse në kushte të rënda të diktaturës komuniste, kanë rritur fëmijtë dhe janë përkujdesur për bashkëshortët e burgosur shqiptarë.

Për martesën e tretë, me një nuse ruse, Pacolli është paragjykuar, dyshuar, jo pak. Ndërsa unë kam mirëkuptim për këtë martesë. Gratë familjare ruse, janë të qendrueshme në martesë. Në Universitetin e Tiranës, kemi pasur pedagoge ruse dhe ato ishin shembull për të mirë. Ruse të martuara me burra, intelektualë shqiptarë, nga njohja në studime në Rusi, më vonë, të burgosur politikë në Shqipëri, me akuza të sajuara nga diktatori Enver Hoxha. Ishin nuset ruse, që në kushte të rënda të diktaturës komuniste, kanë rritur fëmijtë dhe janë përkujdesur për bashkëshortët e burgosur shqiptarë, me vite e dekada, duke pasur parasysh dënimet e gjata komuniste”, thotë publicisti.

Pazaret e pista Thaçi – Pacolli

Nga ana e tjetër ai thotë se Pacolli zhgënjeu shumë qytetarët kur u bë bashkë me “komandantët” për të shtuar pasurinë e tij, e që publicisti i përmend disa nga pasuritë e tij që i bëri në krah të “komandantëve”.

Behgjet Pacolli zhgënjeu shumë, duke mos menduar për zhvillimin e Kosovës, por, vetëm për vazhdimin e shtimit të pasurisë së tij, duke i bërë hisedarë edhe "komandantët" pushtetarë. Zgjodhi rrugën e rrahur të fitimit të shpejtë - blerjen e objekteve të gatshme, pronë shtetërore dhe ndërtimin e objekteve të reja, hotele, pallate banimi, lokale biznesi e tjera.
Shembullojmë: Përballë - Kafe Home -, në qendër të Klinës, është një pallat gjigant, 7-katësh, plus kateve të nëndheshme, njësi tregtare e lokale hoteliere. Pas interesimit tim, mësova se Pallati është pronë e Pacollit dhe Sokol Bashotës, me emër, si dhe krerë të PDK-së të qendrës, në hije. Trualli shtetëror ishte këmbyer me një mini-shtëpi kulture dy-katëshe! Përmenda vetëm një rast domëthënës
”, theksoi publicisti.

Zeqiraj në bised e sipër përmend tri bandat që kanë sunduar në Kosovë pas luftës duke shtuar që partitë e PAN-it që u zotëronin nga këto banda detyruan qytetarët të paguajn haraç dhe i vënë në sfidë nëse nuk paguajnë mund të ballafaqohen me humbje të familjës së tyre.

Gjithashtu përmend edhe biznesmenin e fuqishëm Ramiz Kelmendin i cili ka denoncuar fuqishëm Ramushin.

Kosovën e pas luftës e sunduan tri banda: e Dukagjinit, e Drenicës, e Llapit. Administrata e UNMIK-ut nuk i pranoi tatimet zyrtare të Qeverisë të Përkohshme dhe kërkoi nga qytetarët e Kosovës, të paguajnë në arkën e administratës shtetërore. Atëherë, partitë e PAN-it, të cilat i zotëronin bandat, në vend të tatimeve zyrtare, caktuan haraçin privat, para-kesh, para në dorë, pa letër, pa vulë, për të gjitha llojet e kategoritë e biznesit! Ndoca prej tyre që kundërshtonin, ua dërgonin bandën: Ose haraçin, ose jetën, madje edhe familjen! Bandat përgjakën, jo vetëm ata që i rezistuan haraçit, por, edhe disa nga ata që guxuan të ballafaqohen me bandat haraçiste. Biznesmeni i fuqishëm, Ramiz Kelmendi, ka qenë i sinqertë, ka denoncuar, zyrarisht e publikisht, haraçin: "Ramushi më ofroi mbrojtje dhe hyra në partinë e tij, AAK-a!" Edhe të tjerët kanë folur, por, intimisht”, përfundoi Zeqriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat