“Disa hije të Serbisë ende janë prezente në Kosovë!”/ Kërkohet të mbyllet urgjentisht ky mision

Politika

“Disa hije të Serbisë ende janë prezente në Kosovë!”/ Kërkohet të mbyllet urgjentisht ky mision

Nga: A.M Më: 18 tetor 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Misioni i UNMIK-ut në Kosovën po shihet si i panevojshëm.

Kështu e vlerësoi edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai kërkoi mbylljen e këtij misioni, dhe të ketë një prani tjetër të OKB-së në Kosovë

Publicisti Emin Azemi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi mundësinë e tërheqjes së UNMIK-ut nga Kosova.

Ai u shpreh se shteti i Kosovës po vuan pasojat nga rezoluta 1244 dhe duhet që të lirohet sa më parë nga kjo rezolutë.

Image
Publicisti Emin Azemi

“Kosova po vuan pasojat e Rezolutës 1244 dhe ka ardhur koha që Kosova të lirohet nga kjo rezolutë, me çka do të hiqeshin edhe disa hije të Serbisë që ende janë prezente në Kosovë. Produkt i kësaj rezolute është edhe UNMIK-u, ndërkohë që Kosova e ka tejkaluar fazën e pavarësisë së mbikëqyrur”, deklaroi Azemi.

Gjithashtu, publicist tha se nëse misioni i UNMIK-ut do të vazhdojë ende, atëherë mund të thuhet se Kosova ende nuk është plotësisht shtet i pavarur.

“Nëse UNMIK-u vazhdon të jetë ende prezent në Kosovë, kjo tregon se Kosova ende nuk është plotësisht shtet i pavarur. Këtë aniomzitet po e keqpërdor Serbia e cila përpos që Kosovën ende e ka pjesë të Kushtetutës së saj, ajo vazhdon të thirret në Rezolutën 1244 dhe në kompetencat inekzistente të UNMIK-ut”, theksoi ai.

Në fund, Azemi kërkoi nga KS që ta mirëpres pranimin e Kosovës në OKB, pasi Serbia mendon që në Kosovë qeverisë UNMIK-u.

“Serbia ende mendon se në Kosovë UNMIK-u qeveris dhe jo ndonjë qeveri legjitime. Ky është paradoks i madh i cili vazhdon të prodhojë kriza zingjirore. Prandaj Këshilli i Sigurimit duhet sa më parë të suprimojë misionin e UNMIK-ut në Kosovë dhe të mirëpres procedurën për pranimin e saj në OKB....”, përfundoi Emin Azemi, përcjell “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat