‘Shpërthen’ analisti: Familja Jashari u tradhtua për herë të dytë nga njerëzit e njëjtë

Politika

‘Shpërthen’ analisti: Familja Jashari u tradhtua për herë të dytë nga njerëzit e njëjtë

Nga: P.R Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:01
Bekim Jashari

Në zgjedhjet e së dieles, Bekim Jashari nuk arriti të dal fitues, ku përballë kishte Fadil Nurën e PDK-së, i cili e zëvëndësoi Sami Lushtakun, të cilit nuk iu lejua kandidimi pas problemeve me ligjin.

E kur ka përfunduar tashmë edhe numërimi i votave, Jashari ka shkruar se ai humbi pas manipulimeve me vota.

“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një “fitore” që as vet nuk e kishin pritur. Të gjitha këto i dinë shumë mirë qytetarët e vendit tonë, këto sot fliten gjithandej dhe tashmë çdo gjë dihet për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Të dashur qytetarë, duke besuar fuqishëm në drejtësinë tonë kemi bërë mbi 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor dhe presim që të zbardhet e vërteta edhe nëse duhet të hapet e të verifikohet çdo kuti e votimit. As këto zgjedhje, as manipulimet e shumta dhe as asgjë tjetër nuk mund të ndalë angazhimin tonë të përbashkët për qytetarët dhe vendin tonë të shenjtë”, ka shkruar Bekim Jashari.

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Skenderaj, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se familja Jashari u tradhtua edhe njëherë nga personat e njëjtë.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti.

“Fatkeqësisht familja Jashari u tradhëtua për herë të dytë, nga po të njejtit njerëz dhe për interesa po të njejta: pushtetin”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, kryetari i vërtetë i Skenderajt do të jetë Sami Lushtaku.

“Fadil Nura është kryetar kukull, kryetari i vërtetë është Sami Lushtaku.Tenderet për Samiun dhe njerëzit e tij do të jenë të padiskutueshëm, me Drenicën që si kurrë më parë duhet të ndjehet e turpëruar. Samiu fitoi për tenderët e munguar për katër vite, përballë dinjiitetit dhe lavidisë fitoi turpi dhe lakmia”, shprehet Mehmeti.

“Drenicakët s’kanë të drejtë të thirrën në emër të familjes Jashari, s’kanë të drejtë as të viziotojnë varrezat e tyre”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat