Sondazhi i “Bota sot”: Ja kush fiton në garën për Prishtinën

Politika

Sondazhi i “Bota sot”: Ja kush fiton në garën për Prishtinën

Nga: G.B Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:28
Arben Vitia dhe Përparim Rama

Shumë komuna të Kosovës kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor.

Në mesin e këtyre komunave bën pjesa edhe Prishtina, ku në balotazh do të përballen kandidatët e LVV-së dhe LDK-së, Arben Vitia dhe Përparim Rama.

Dje gazeta “Bota sot” ka realizuar një sondazh se kush duhet të jetë kryetar i Prishtinës.

Sipas këtij sondazhi, 60.15 për qind janë pro Arben Vitisë apo 2442 vota.

Ndërsa, për kandidatin e LDK-së Përparim Rama kanë votuar 39.85 për qind e votuesve apo 1618 vota.

Në përballjen e tyre pas një muaji do të shohim se cili nga të dy do të dalë fitues nga votat e qytetarëve.

Votuesit e këtij sondazhi nuk përfaqësojnë votuesit e Komunës së Prishtinës por janë vota nga lexuesit e gazetës "Bota sot"./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat