“BE me Josep Borrell nuk mbështesin parimet për luftimin e krimit të organizuar”

Politika

“BE me Josep Borrell nuk mbështesin parimet për luftimin e krimit të organizuar”

Nga: A.SH Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:33
Josep Borrell

Javën e kaluar, Policia e Kosovës ndërmori një aksion kundër kontrabandës në disa komuna të Kosovës duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.

Ky veprim i policisë ngjalli reagime të shumta nga Serbia, Rusia por edhe nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti Ruzhdi Peçani, i cili tha se deklaratat e BE-së me Josep Borrell janë në kundërthënie me NATO-n, me qëndrimet anglo–amerikane dhe Gjermaninë.

"Për aksionin e policisë së Kosovës në veri të vendit, ishte edhe reagimi i departamentit të informacionit dhe medias në MPJ-në ruse, Maria Zakharova në komunikatë ka thënë se shqiptarët e Kosovës duhet të heqin dorë nga planet e tyre për spastrim të popullatës jo-shqiptare në Veri. “Ne do të donim të paralajmëronim Prishtinën se politika e saj, e kombinuar me reagimin e paqartë të mbështetësve të saj të huaj, në mënyrë të pashmangshme po provokon një rrëshqitje në një përplasje të hapur dhe po shkatërron parakushtet për vazhdimin e dialogut tashmë të ngecur midis palëve”, ka deklaruar Peçani.

Image
Ruzhdi Peçani

 

Sipas tij, e rëndësishme është që NATO, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania kanë mbështetur një aksion të tillë të Policës së Kosovës më herët në veri.

"Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mbështetur aksionin e policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar duke e quajtur si veprim në interes të të gjithë qytetarëve. “Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën. Një zyrtar i NATO-s ka thënë se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare". Nga deklarimet nga NATO, SHBA, Britania e Bashkuar, Gjermania dhe Rusisë, mund të nxirret premisa: Se BE me Josep Borrell, nuk mbështesin parimet e saj për luftimin e krimit të organizuar, si veprime të pa-matur dhe të rrezikshme nga Borrell. BE, duke u radhitur me qëndrimet ruse e në kundërvënie të NATO-s dhe diplomacisë anglo–amerikane", ka thënë ai.

Andaj Borell dhe Lajçak vetëm sa po i fryjnë zjarrit në këtë situatë, sepse deklarata e Borrell, mund të lexohet edhe si diplomatike po edhe si një shtytje të fuqizimit të Aleksandar Vuçiq në dialogun e Brukselit.

"Me z. Josep Borrell dhe z. Miroslav Lajçak, BE vetëm sa po i fryn zjarrit të eskalimit të gjendjes duke trimëruar ultranacionalistët në Beograd. Dialogun,në të cilin aq shumë thirren, tani e kanë futur “në qorrsokak”. Deklarata e z. Josep Borrell, do mund edhe të trajtohej edhe si diplomatike, po edhe mund të lexohet si një shtytje të fuqizimit të Aleksandar Vuçiq në dialogun e Brukselit, ku pritet që në tryezë Borrell të shtroj me z.Lajçak çështjen e marrëveshjes për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë", përfundon analisti Ruzhdi Peçani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat