Analisti befason me deklaratën për Hazirin/Këto janë planet që ai bëri me SHIK-un

Politika

Analisti befason me deklaratën për Hazirin/Këto janë planet që ai bëri me SHIK-un

Nga: M.H. Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:13
Lutfi Haziri

Pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në vend, komuna e Gjilanit është një nga ato që ka shkuar në balotazh.

Është kryetari aktual nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni nga VV, të cilët do të garojnë më 14 nëntor përsëri.

Gara mes dy kandidatëve ishte shumë e ngushtë dhe njëkohësisht e papritur.

Mirëpo, të papritur këtë rezultat nuk e sheh opinionisti nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili për “Bota sot” ka thënë se Haziri nuk ka bërë asgjë për qytetin e Gjilanit dhe për këtë arsye nuk ka mundur të fitojë.

Sipas tij, Haziri formoi grupin mafioz ku bëjnë pjesë Mustafa, Veliu dhe vetë ai, përmes të cilit do të tradhtonin Kosovën duke u bërë bashkë me Thaçin dhe të punonin për ta ndarë Kosovën.

Image
Binak Maxharraj

Me uzurpimin e LDK-së nga Isa Mustafa, i cili e formoi grupin e tij mafioz ku bënin pjesë Isa Mustafa, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri e të tjerë, nuk ishte interesimi i këtij grupi të reformohej LDK por ky grup orientimin e tij e drejtoi nga grupet tjera mafioze të partive tjera e sidomos me Klanin Pronto të PDK-së dhe SHIK-un, duke i shpërfillë qëndrimet dhe vendimet e bazës, anëtarësisë së LDK-së kurrë nuk do të ofrohet me klanet tjera mafioze. Por, Isa Mustafa me Lutën e Veliun nuk e mbajtën fjalën, e tradhtuan së pari VLAN-in dhe u bënë bashkë me PDK-në, bile edhe ia mundësuan Hashim Thaçit zgjedhjen president i cili më pastaj u kantapulis në shërbimet tjera pro serbo-ruse për ndarjen e Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, opinionisti ka shtuar se në Gjilan nuk mund të rizgjidhet përsëri Haziri, pasi ai ka përkrahur vazhdimisht Thaçin për copëtim të Kosovës dhe gjithashtu sipas tij, ai ka dorë në vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

Haziri-Luta mbeti siç mbeti, askush se di se si dhe pse edhe më tutje pjesë e LDK-së, bile u rizgjodh për nënkryetar të parë të LDK-së, e pastaj edhe për kandidat për kryetar komune në Gjilan. Luta ishte përkrahës i Hashim Thaçit në punët jo të mira për Kosovën, ai e përkrahte Hashim Thaçin për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve të Kosovës që të dytë u bënë argat të Vuçiqit. Luta edhe përkundër qëndrimeve të LDK-së e cila dyshonte se SHIK-u ka dorë ne vrasjet e aktivistëve të LDK-së”, thotë Maxharraj.

Në fund, analisti thotë se para se ta votojnë qytetarët e Gjilanit Hazirin, duhet të hulumtojnë se si është pasuruar ai dhe të jap llogari për të bëmat e tij.

Pra, Luta me vetëdije u fut në botën e krimit të organizuar duke bashkëpunuar me klanet dhe mafitë e partive tjera e sidomos ato në PDK, qëllimi i te cilit ishte për fitime materiale. Prandaj, gjilanasit edhe duhet ta pyesin Lutën se nga e ka bërë gjithë atë pasuri milionëshe. Nga të gjitha këto dhe shumë të bëme tjera të Lutës, votuesit e Gjilanit nuk duhet ta votojnë edhe për të tretën herë për kryetar të tyre sepse çka është tepër, është tepër”, përfundon Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat