Bulliqi flet për pritshmëritë në balotazhin e 14 nëntorit/Ja çfarë premton

Politika

Bulliqi flet për pritshmëritë në balotazhin e 14 nëntorit/Ja çfarë premton

Nga: M.H. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 23:13
Shpejtim Bulliqi

U bë një javë që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në vend.

Nga këto zgjedhje shumica e komunave kanë përfunduar në balotazh.

Një ndër këto komuna është edhe ajo e Podujevës, me kandidatët, Shpejtim Bulliqi nga VV dhe Ekrem Hyseni nga LDK.

Në lidhje me rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe pritshmëritë nga ato, ka folur për “Bota sot”, kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai tha se nuk ka pritur që të shkojë në balotazh pasi kanë punuar shumë dhe se në këto zgjedhje krahasuar me ato të vitit 2017, VV ka patur ngritje.

Si Lëvizje VV, ne kemi shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017. Ne të gjithë e dimë se zgjedhjet lokale dallojnë jashtëzakonisht shumë nga zgjedhjet qendrore. Unë besoj fuqishëm se në shumicën e komunave ku Lëvizja është në balotazh edhe do të fitojë. Ne jemi duke hartuar strategjinë e re të fushatës e cila do të jetë intensive dhe besoj fuqishëm se do të kemi sukses në shumicën e komunave ku jemi në garë”, u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur se cilat janë pritshmëritë nga zgjedhjet e 14 nëntorit, ai thotë se do të jetë fitues.

Jam i bindur që me një fushatë dinjitoze ne do të jemi fitues më 14 nëntor në Podujevë”, përfundoi Bulliqi për “Bota sot”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat