Tomë Gashi jep parashikimin për komunat në balotazh – ja kush e fiton Prishtinën

Politika

Tomë Gashi jep parashikimin për komunat në balotazh – ja kush e fiton Prishtinën

Nga: G.B Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:18
Arben Vitia dhe Përparim Rama

Me 14 nëntor qytetarët e 21 komunave të Kosovës do të votojnë sërish.

Kjo pasi në këto komuna nuk ka pasur fitues në zgjedhjet e 17 tetorit dhe votuesit do të përballen në balotazh.

Në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtime (PDK-LVV), Rahovec (AAK-LVV), Fushë Kosova (LDK-LVV), Obiliqi (IQO-LVV) dhe Kaçanik (PDK-LVV).

Në mesin e këtyre komuna Prishtina shihet si gara kryesore, ku në balotazh janë Arben Vitia dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për pritjet nga raundi i dytë i zgjedhjeve me 14 nëntor dhe garën për Prishtinën, për gazetën “Bota sot” ka folur avokati Tomë Gashi.

Image
Tomë Gashi

Në një prononcim ai ka thënë se garën në Prishtinë do ta fitojë Arben Vitia, i cili ka qenë dhe ndër më të votuarit në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe tani në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Normalisht që garën në Prishtinë do ta fitojë Dr.Arben Vitia, këtë e kanë treguar edhe rezultatet e zgjedhjeve me 17 tetor, ku Arben Vitia fitoi vota bindshëm më shumë se të gjithë kandidatët e partive të tjera. Prishtina është qyteti me votat e të cilit fitoi Albin Kurti në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe Arben Vitia ishte ndër më të votuarit e këtyre zgjedhjeve, që e sollën Lëvizjen Vetëvendosje për herë të dytë në pushtet, por tani me fitore absolute”, është shprehur ai.

Sipas Gashit, përpos Vitisë në Prishtinë, kandidatët e VV-së do të fitojnë edhe në shumicën e komunave tjera që janë në balotazh, në mos të gjitha.

“Kandidatët për kryetarë të komunave të Lëvizjes Vetëvendosje janë të parët nga zgjedhjet e 17 Tetorit dhe në balotazh në mos të gjitha, atëherë me siguri shumica e komunave do të fitohen nga LVV dhe do të kenë kryetarë të komunave kandidatët e LVV-së”, ka deklaruar Tomë Gashi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat