Kërcënimi i kryeministrit Kurti/Flet eksperti, tregon rastet kur duhet rritur masat e sigurisë

Politika

Kërcënimi i kryeministrit Kurti/Flet eksperti, tregon rastet kur duhet rritur masat e sigurisë

Nga: G.B Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:30
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar të mërkurën.

Kjo ka bërë që të shtohen masat e sigurisë personale të kryeministrit, përfshirë mbrojtjen e afërt por Policia ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit.

Policia ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.

“Lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve”, ka njoftuar Policia.

Ndërsa, kryeministri Kurti kur u pyet lidhur me kërcënimet, tha se nuk ndihet i rrezikuar e as i kërcënuar.

“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë Kurti.

Image
Drizan Shala

Lidhur me kërcënimet ndaj kryeministrit Kurti ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kryeministri ka protokollin e sigurisë dhe kur i cenohet ajo, merren informacionet dhe pastaj vendoset për masën e sigurisë ndaj tij.

“Kryeministri si pozitë ka një protokoll të sigurisë ku në momentin ku cenohet siguria, akterët relevant të institucioneve të sigurisë marrin informacione përmes rrugëve operative dhe zyrtare, ku pastaj vendoset për masën e sigurisë së personit që ushtron atë pozitë shtetërore që në rastin aktual është behet fjale për Kryeministrin”, është shprehur ai.

Sipas Shalës, në momentin që në të ardhmen mund të ketë rrezikshmëri, atëherë masat rriten apo ulen nga niveli i protokollit të sigurisë.

“Vlerësimi i sigurisë për kërcënimet në vazhdimësi bëhet në baza periodike nga ana e Policisë dhe në momentin që në të ardhmen mund të këtë rrezikshmëri, atëherë masat rriten apo ulen nga niveli i protokollit të sigurisë”, ka deklaruar Drizan Shala për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat